Fillimi / Kultura / Mona Agrigoroaiei: Një tufë poezish
Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Një tufë poezish

Loti i tokës amë pikon…

 

(Elegji për Atdheun i pushtuar)

Loti i tokës amë pikon.

Se shqipja në zgjedhje rënkon!

Është zgjedhja e sllavit barbar

që rëndon mbi truallin amtar.

Tokë preshevare, pse loton?

“Se pushtimin e serbit po vazhdon…

Unë kam mbetur e braktisur.

Shumë rëndë kam katandisur!

Bijtë nga Lugina po m’i largojnë,

Politikanët kërm më tradhtojnë!”

Ulqin përrallor, pse po qan?

“Se nga Nëna,

me tel me gjemba,

malazezi po më ndan.

Me ndan me vdekje e gjak

Por, një ditë do ta marr hak!”

E pashë të vetmuar Nënë Çamërinë…

Varret e fëmijeve nuk po i dinte;

Dhe lotet në faqe po i binte.

Po ti, Çamëri, pse gjëmon?

“Gjaku i shqipëve po më rëndon

Greqia shoveniste i masakroi

Në trojet amtarë nuk i lëjoi.”

Iliridë, pse mbulohesh

me vaj të zi. Po deshperohesh?

“Unë po qaj se me sllavin bashkëpunon

tradhtinë e politikës. Më dëshpëron!!

Në kurth, djemtë trima po m’i vë

Në liri, popullin nuk po don ta lë.

Kështu, në shekuj Nënë Shqipëria

u dogj me plane nga Serbia e Greqia;

e nga bishat e tjerë u vra dhe pre!

Atdheun në tym e zjarr bisha po e zë…

“Por ju, o shqipë, mos më lotoni.

Por, për vatan vetëm luftoni!

Se dragonjtë do t’i asgjësojmë;

Dhe shtazët nga atdheu do t’i dëbojmë!”

Tha Nëna me zë të fortë dhe lotet i fshiu.

Se trimëria gjithmonë lirinë parapriu…!

 

Errësia e erërave të tradhtisë po të vrau(!)

 

Kushtuar Leftër Bicajt – Komandant TELI, Dëshmor i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, tmerri i forcave sllavo-maqedonase,

i vrarë në tradhti në Gazi Babë të Shkupit, më 7 gusht 2001

Errësia e erërave të tradhtisë po të vrau,

kur rrugën e lirisë dhe çlirimit po e çau.

Ti Komandant hero i Shqiptarisë

që luftoi kundër pushtimit e robërisë.

Lugatërit e tradhtarët në gjumë të vranë;

ata donin që fund betejave t’u dhanë.

Që Telit Komandant Lirie ta sulmonin;

dhe ata në kolltuqe e ar të jetonin.

Sllavi buzëqeshi e duart fërkoi

se UÇK nisi luftën e nuk e mbaroi,

Mallkuar qofshin tradhtarët e vendin tim

që Shqiptarisë i dhanë shtypje e robërim!!

Prilli i thyer mort pikoi…!

Poezi kushtuar Dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rasim Misin Sopi (10.5.1957-13.4.1999)

Djaloshit bujar nuk i ishte indiferent,

Se për atdheun erdhi kryesorin moment,

Kur duhej të çlirohej tani nga Serbia:

Se e priste duarhapur Nënë Shqipëria!

Detyrat ushtarake i kryente me përkushtim,

Kujdesej për popullatën t’ia gjente strehim

Por më kryesorin angazhim për Rasimin

 t’ua gjente të masakruarve qetësimin.

Por prilli i thyer mort pikoi

Rasimin serbin e rrethoi

Nënkalaja u bë kala e pathyer:

Kjo tokë me gjak është lyer!

 

Lulëbozhurë e trimërisë…!

 

Poezi kushtuar Dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK, Luan Hilmi Haradinaj (17.11.1973-6.5.1997), në 23 vjetorin prej rënies së tij heroike

Një Luan e kishte nëna.

Shqiponje me dy krena.

lulëbozhurë e trimërisë,

Nderin e Shqiptarisë.

Ky djalë zemër asllan

ra në beteje si vigan

Si vigan liberator

Trimi më i madhështor.

Ra kur barti armatim,

armikut t’i sjell dëmtim,

Ra në pusinë e serbit

Por i shtoi çlirim vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: “Lumi i vdekur”, i Jakov Xoxës, roman i papërsëritshëm në letërsinë shqipe

Ahmet Qeriqi: “Lumi i vdekur”, i Jakov Xoxës, roman i papërsëritshëm në letërsinë shqipe

( Disa veçori dhe segmente krijuese të romanit, Lumi i vdekur) Jakov Xoxa, pa dyshim ...