Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Reflektime mbi takimin Ali Ahmeti – Allen Le Rua dhe falimentimi i Marrëveshjes së Ohrit

Në 20 vjetorin prej luftës çlirimtare në “Maqedoninë Veriore”, populli shqiptar ka opsion vetëm mërgimin, jeton në pragun e varfërisë, kurse në luks jetojnë vetëm kolaboracionistët. Nuk e di sa është në dijeni Allen Le Rua për këtë situatë. Besoj që as nuk interesohet. Ai, si burokrat ndërkombëtar, ka pasur në mend vetëm të shuajë luftën e jo të bëjë drejtësi në një shtet të padrejtë, duke futur pisllëkun nën qillim e duke treguar se çfarë “arritje” ka  bërë sepse ka shuar në luftë çlirimtare!! Dhe ky mentalitet i bashkësisë ndërkombëtare është burim i pasigurisë dhe konflitkualitetit në rajon…!

U përhap me bujë lajmin se Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së, është takuar me ndërmjetësuesin e Marrëveshjes së Ohrit që u nënshkrua në 2001, Allan Le Rua. Çfarë domëthënie ka ky takim në dinamikën e situatës politike në Maqedoninë e Veriut?

Në radhë të parë, Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua para 20 viteve në një situatë në të cilën shqiptarët si faktor politiko-ushtarak kishin levërdi përkrah armiqve të tyre, shteti maqedonas. U nënshkrua në një moment paniku të maqedonasve që deshën të stopojnë depërtimin e UÇK-së në Shkup. Një marrëveshje e tillë, në vend të shënonte kapitullimin e shtetit maqedonas dhe ndarjen e Maqedonisë, shënoi të kundërtën, shënoi kapitullimin e faktorit politik shqiptar.

Marrëveshja e Ohrit shënoi këtë kapitullim sepse në krye të përfaqësimit politik ishte pikërisht kryetari i sotëm i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai është fajtori pse faktori politik shqiptar kërkoi minimumi i minimumit që mund të kërkonte. nga i cili minimum u realizua vetëm një pjesë e vogël të të drejtave për shqiptarët.

Marrëveshja e Ohrit sot e kësaj dite është falimentuar. Ngordhalaqi i quajtur “shtet të Maqedonisë Veriore” jo vetëm se nuk ka respektuar të drejtat e komunitetit shqiptar, jo vetëm se ka krijuar montime e drejtësi e shtrembër për shqiptarët, jo vetëm se favorizon një klasë politike shqipfolëse, por edhe shtyp e kolonizon popullin shqiptar, i cili nuk është fare i barabartë me maqedonasit.

Marrëveshja e Ohrit asgjësoi të drejtën e vetëvendosjes së popullit shqiptar nën “Maqedoninë Veriore”, shtet pa emër, pa identitet, pa histori e pa të ardhmën.  Pas kësaj “marrëveshje” të falimentuar, populli shqiptar nën “Maqedoninë Veriore” u shëndrrua në një pakicë kombëtare, të cilës iu hodhën ca kocka të imëta për tu mbytur në inercinë e qetësisë dhe amullisë.

Në takimin Ali Ahmeti – Allen Le Rua, Ali Ahmeti duhej të deklaronte: “Marrëveshja e Ohrit është e falimentuar”. sepse gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare, përfaqësimi në institucione bëhet vetëm në baza servilizmi, ka shumë shqiptarë pa shtetësi dhe të cilave iu është mohuar shtetësia, regjistrimi i popullatës u bë dhe bëhet vetëm në baza mashtrimi, etj. etj.! Vetëm për faktin se nuk e ka bërë tregon se është një politikan i servilosur, antikombëtar, i cili për shkak të interesit të tij personal në një karrierë politike, ka sakrifikuar të drejtën e vetëvendosje dhe të dekolonizimit të popullit shqiptar.

Në 20 vjetorin prej luftës çlirimtare në “Maqedoninë Veriore”, populli shqiptar ka opsion vetëm mërgimin, jeton në pragun e varfërisë, kurse në luks jetojnë vetëm kolaboracionistët. Nuk e di sa është në dijeni Allen Le Rua për këtë situatë. Besoj që as nuk interesohet. Ai, si burokrat ndërkombëtar, ka pasur në mend vetëm të shuajë luftën e jo të bëjë drejtësi në një shtet të padrejtë, duke futur pisllëkun nën qillim e duke treguar se çfarë “arritje” ka  bërë sepse ka shuar në luftë çlirimtare!! Dhe ky mentalitet i bashkësisë ndërkombëtare është burim i pasigurisë dhe konflitkualitetit në rajon…!

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …