Mos hesht ndaj diskriminimit të grave në punë dhe jashtë punës

Në kuadër të projektit ”Diskriminimi gjinor në vendin e punës”, Organizata joqeveritare,”Rrjeti Qeliza ”, nga Gjakova, në bashkëpunim me zyrtaren nga Zyra për Barazi Gjinore, në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, organizuan, trajnimin, ” Të drejtat e grave nga marrëdhënia e punës”, kurse projekti financiarisht mbështetet nga Friedrich- Ebert-Stiftung, me seli në Prishtinë. Qëllimi i trajnimit synim kishte përfshirjen e të papunësuarave dhe atyre të punësuarave në sistemin publik dhe privat për informimin dhe vetëdijesimin e grave për të drejtat e tyra, para, gjatë dhe pas përfundimit të marrëdhënies së punës, në sektorin publik dhe privat, që t’u drejtohen institucioneve përgjegjëse në të gjitha rastet kur njëanshëm vendoset, ose edhe në raste të abuzimit të tyre. Për temën referuan, Edona Sina dhe Vjollca Kuqi. Trajnimi do të vazhdoi edhe në një punëtori tjetër me gratë e punësuara në të dy sektorët.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …