Beogradi nuk e pranon notë-protestën e Tiranës ndërsa një notë të tillë i dërgon ambasadës së Shqipërisë, në Beograd

Beogradi nuk e pranon notë-protestën e Tiranës ndërsa një notë të tillë i dërgon ambasadës së Shqipërisë, në Beograd

Beogradi nuk e pranon notë-protestën e Tiranës ndërsa një notë të tillë i dërgon ambasadës së Shqipërisë, në Beograd. Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ia ka dorëzuar një notë proteste ambasadorit të Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçkës. Në këtë notë proteste, Serbia shprehë shqetësimet në lidhje me deklaratat e dhëna gjatë mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë më 2 tetor në Tiranë. “Deklarata të tilla, të cilat nënkuptojnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës  dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, janë një arsye e justifikueshme shqetësimi, si për Republikën e Serbisë ashtu edhe për vendet e tjera në rajon të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon”, është thënë në njoftimin e ministrisë serbe. Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, ka njoftuar se i ngarkuari i përkohshëm me punë i ambasadës serbe në Tiranë ishte ftuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë më 6 tetor për t’ia dhënë një notë proteste, ndërsa sipas tyre ai ka refuzuar ta pranonte notën e protestës për shkak të “pikëpamjeve të papranueshme të shprehura në të”.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …