Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë kërkon që të mos përshpejtohet marrëveshja Kosovë – Serbi

Moska kërkon nga Serbia të mbajë referendum para hyrjes në BE dhe në NATO

Gazeta beogradase, “Blic” bën të ditur se autoritetet e larta të Kremlinit  kanë kërkuar nga Serbia që paralelisht me zgjedhjet presidenciale në vitin e ardhshëm të mbahet edhe referendumi për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Referendumi është temë e të gjitha bisedimeve ndërmjet zyrtarëve rusë e serbë. Emisarët e Putinit këtë temë përpiqen ta shtyjnë përmes partive proruse në Serbi. Kështu ka qenë edhe ditëve të shkuara në Moskë, kur në kongresin e Partisë së Bashkuar të Rusisë kanë marrë pjesë katër parti politike të Serbisë. Zëvendëskryetari i Dumës ruse Sergej Zheleznjak e shfrytëzon çdo rast që liderëve të partive proruse t’iu thotë se do të kenë përkrahjen e Rusisë gjithmonë derisa të përpiqen që në rend dite të vënë referendumin për hyrje në BE dhe në NATO. Ai  insiston që referendumi për BE dhe NATO të mbahet në ditën e zgjedhjeve presidenciale, në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …