Shqipëria

MPJ BM: Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Mesdhe

Pas sulmeve terroriste nëpër disa kryeqendra të shteteve në Evropë, Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe ka bërë një analizë për të treguar se në cilat vende ka rrezik për sulme të tilla në të ardhmen dhe vende ku nuk parashihen sulme të tilla. Në hartën e publikuar, Shqipëria dhe Kosova renditen në listen e vendeve ku nuk priten sulme të tilla. Sipas ministrisë britanike, Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Mesdhe. E njëjta vlen edhe për Kosovën. Vendet që paraqesin rrezikun më të lartë janë Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Belgjika, Gjermania, Turqia dhe Rusia, ndërsa nëntë vendet evropiane ku rreziku nga sulmet terroriste pothuajse nuk ekziston fare janë Zvicra, Sllovenia, Çekia, Hungaria, Polonia, Lituania, Letonia, Estonia dhe Moldavia.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …