Motër-madhes së Krojmirit e Nënë-madhes së Bujanit, Kumrie Rizani-Buja, në përkujtim dhe mos-harrim…

Bijës dhe Motër-madhes së Krojmirit, Kumrie Rizani-Buja, e cila  u nda nga jeta më 18. 2. 2024, bashkëshortes së Gani Bujës, nga fshati Bujan i Lypjanit,  nënës së shatë bijve, luftëtarë të lirisë: Ramë, Agush, Avdyl, Shukri, Avni, Ruzhdi, Lutfi Buja, tri bijave: Bedrie, Valbone e Lumnie Buja,  rejave dhe gjyshes së dashur  të  shumë nipave e mbesave, në pamundësi fizike për të marrë pjesë në varrim dhe në ngushëllime, përkujtoj me respekt e nderim jetën dhe kontributin e saj për familjen, qëndresën dhe heroizmin, rrugëtimin ballëhapur nëpër burgjet e Jugosllavisë  duke i vizituar bijtë, dhe së bashku me ta e me bashkëshortin,  pjesëmarrjen familjare në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nënë-madhja e Motër-madhja-Kumrie prej fillimit e deri në mbarim të luftës ishte në Krojmir, në vendlindjen e saj të dashur, ku qëndroi si shembull qëndrese duke u dhënë zemër çlirimtarëve, duke dhënë shembullin familjar të inkuadrimit në luftë për liri   dhe duke i besuar fortë fitores, të cilën edhe e arriti, me të gjithë tok.

Respekt, nderim e përjetë mos-harrim, Nënë-madhes, Motër-madhes, Kumrie Rizani-Buja!

 

Ahmet Qeriqi

  1. 2.2024

Prishtinë

 

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …