Anthony Blinken

Shqipëria mbetet partner i vjetër i Shteteve të Bashkuara dhe aleat i përkushtuar i NATO-s, thotë diplomati, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përmes një postimi në rrjetet sociale, ndau detaje në lidhje me vizitën e tij në Tiranë më datë 15 shkurt, ku u shpreh se Shqipëria mbetet partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s. Blinken vlerësoi ndihmën e Shqipërisë për popullin afgan, duke theksuar se kjo tregon humanizmin dhe traditën e popullit shqiptar për të strehuar ata që kanë nevojë. Javën e kaluar bëra udhëtimin tim të parë si Sekretar në Shqipëri, një partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s, dhe më pas iu bashkova zëvendës-presidentes Harris në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Në Shqipëri, me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama diskutova mbështetjen tonë për rrugën e saj drejt BE-së, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan Blinken. Sekretari i Shtetit theksoi se është takuar po ashtu edhe me ekipin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë, që punon çdo ditë në prioritetet kryesore të politikës së jashtme, duke përfshirë rivendosjen e mijëra aleatëve afganë. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …