MPJD e fton Agjencinë Kosovare për Inteligjencë që të vlerësojë sigurinë fizike të informacioneve

MPJ ka kërkuar që të marr fund praktika e Serbisë që përdor sistemin e drejtësisë për presion politik

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar që të marrë fund praktika e Serbisë që përdor sistemin e drejtësisë për presion politik. Kjo mininstri ka shfaqur konstatimin e saj se akuzat e Serbisë të ngritura ndaj ish policit të Kosovës, Arbnor Spahiu ishin të motivuara politikisht dhe të pabazuara në prova. Në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës vlerësohet se lirimi i tij konfirmon qartazi se pretendimet e Serbisë nuk qëndronin dhe përdorimi i sistemit të drejtësisë për presion politik ndaj qytetarëve kosovarë është një praktikë që duhet të marrë fund. “Ministria falënderon institucionet vendore dhe ndërkombëtare që kanë kontribuar në trajtimin e drejtë të rastit dhe rithekson përkushtimin e saj për mbrojtjen e çdo qytetari të Kosovës, kudo që ndodhet”, thuhet mes tjerash në reagimin e kësaj ministrie.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-zyrtari i lartë i EULEX-it: Hetimi ndaj Thaçit, Haradinajt dhe UÇK-së ishte politik, jo i motivuar gjyqësisht

Ish-shefi i Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it në Kosovë, Mats Mattsson, ka ngritur dyshime serioze për …