MPJ konfirmon vdekjen e tre shqiptarëve në Mynih

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë se që nga sulmi i djeshëm në Mynih është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet gjermane si dhe me diplomatët për të ndjekur për së afërmi tragjedinë. “Konsullata e jonë ka konfirmuar këtë mëngjes me policinë gjermane dhe familjarët se tre të rinj shqiptarë kanë humbur jetën nga sulmi i mbrëmshëm në qendrën tregtare në Munih”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme. Kjo ministri ka shprehur ngushëllime të thella për familjarët e viktimave dhe ka thënë se qëndron pranë tyre në këto momente të vështira. “MPJ dhe Ambasada është në dispozicion të familjeve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës të prekur mbrëmë nga kjo ngjarje shokuese dhe e dhimbshme”, përfundon komunikata e ministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …