Partitë e vogla kundërshtojnë reduktimin e numrit të ministrive

Partitë e vogla kundërshtojnë reduktimin e numrit të ministrive

Partitë e vogla që janë pjesë e koalicionit qeveritar po kundërshtojnë idenë e reduktimit të numrit të madh të ministrive në Qeveri. Kështu, Lëvizja për Bashkim, Partia e Drejtësisë dhe Alternativa Demokratike e Kosovës, nuk e mbështesin paralajmërimin e partnerëve kryesor të koalicionit, PDK-së dhe LDK-së. Përfaqësuesit e këtyre subjekteve të vogla thonë se kjo çështje nuk është biseduar as me partnerin e tyre para-zgjedhor, PDK-në dhe as me atë pas-zgjedhor, LDK-në. Përndryshe, Qeveria e Kosovës mban rekord jo vetëm në rajon por edhe në Evropë. Me gjithsejtë 21 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe rreth 70 zëvendësministra, Qeveria e Isa Mustafës tejkalon të gjitha vendet e rajonit, madje edhe Gjermaninë e cila ka vetëm 14 ministri, Francën 16 ministri apo Italinë me vetëm 13 ministri. Njohës të zhvillimeve politike thonë se ky numër i madh i ministrive, që rëndon kapacitetet e kufizuara buxhetore, mbahet me qëllim të akomodimit të militantëve e klientelave të shumta por edhe për pazare politike.

Kontrolloni gjithashtu

Andin Hoti: Serbia nuk po e zbaton deklaratën për personat e pagjetur, të nënshkruar me 2 maj të vitit të kaluar, në Bruksel

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Ukshin  Hoti deklaroi se Serbia nuk po …