Mr. Lulzim A. Beqiri: Evoluimi i SME-ve në Kosovë

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ( NVM ), janë motorët e krijimit të vendeve të reja të punës, janë forcë lëvizëse drejt prosperitetit ekonomik, janë shpresa më e madhe e të rinjëve tanë, siç dihet NVM- të punësojnë numrin më të madh të të rinjëve në Republikën e Kosovës.

Pas vitit 1999, hapja e ndërmarrjeve dhe regjistrimi i tyre u zhvillua me një dinamik të madhe, ku deri në fund të vitit 2000 numri i bizneseve të regjistruara arriti në 29564, dhe ai numër u rrit vazhdimisht në mbi 103755 ndërmarrje në fund të vitit 2013. Kosova ka popullatën më të re në Evropë. Më shumë se 70 % e popullsisë së Kosovës është nën moshën 35 vjeçare dhe nëse investimet dhe reformat ofrojnë trajnime dhe mundësi adekuate, ata mund të jenë shtytësit e zhvillimit ekonomik dhe politik të Kosovës.

Mbi 50% e të gjitha SME-s (Small and medium enterprises) operojnë në sektorin tregtar që karakterizohet me investime të vogla dhe joproduktive (Strategjia e zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012-2016).

Ky model i pasuar me qasjen kopjuese “edhe unë” të bizneseve të reja, kufizon kapacitetin e sektorit të NVM-ve për gjenerimin e vendeve të punës. Gjatë periudhës së viteve 2000-2011, në vendin tonë kanë bankrotuar 10. 921 mijë biznese. Po ashtu, sipas ARBK-së bankrotimi i bizneseve në raport me regjistrimin e tyre, viteve të fundit ka shënuar rritje të konsiderueshme në krahasim me vitet e para të pasluftës.

NVM-të përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë së Kosovës. Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), në fund të 2011, NVM-të (përfshirë ndërmarrjet mikro) përbënin rreth 99,97% të të gjitha  bizneseve që veprojnë në vend.

 

Ky punim synon të elaborojë çështjet që lidhen me fushën e NVM-ve në kuadër të procesit të Integrimit Evropian dhe të përmbledhë pikat e forta dhe të dobëta të identifikuara në këtë fushë.

 

Ky punim fillon me një pasqyrë të shkurtër mbi këtë fushë, me fokus në madhësinë e sektorit të NVM-ve në raport me ekonominë e vendit dhe rëndësinë e tij sa u përket politikave dhe përpjekjeve qeveritare që lidhen me zhvillimin e mëtejshëm të tij. Ai vijon me një pasqyrë të kornizës ligjore dhe të politikave relevante për këtë fushë, e cila fokusohet në legjislacionin vendor (ligjet mbi mbështetjen e NVM-ve). Pjesa vijuese analizon kornizën e politikave në këtë fushë, me fokus kryesisht në Strategjinë e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012 – 2016.

 

Nisur nga fakti se Kosova veçanërisht në dhjetëvjeçarin e fundit u përball me sfida serioze në planin ekonomik, politik dhe social, dhe me sfidën e integrimit dhe nga fakti se në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të saj rol të rëndësishëm zënë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, është e nevojshme të bëhet një vështrim studimor për të shpalosur realitetin e përgjithshëm ekonomik dhe rolin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në zhvillimin ekonomik. Prandaj ky punim është një përpjekje për të përshkruar, trajtuar dhe analizuar gjendjen reale të NVM-ve, përparësitë, pengesat dhe kushtet për integrim në sistemet ekonomike të Bashki-mit Evropian.

 

Qëllimi themelor është diagnostikimi i gjendjes aktuale të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe identifikimi i problemeve, pengesave, dhe barrierave që ngulfasin zhvillimin e aktivitetit të tyre, duke identifikuar njëkohësisht edhe nevojat dhe kërkesat e këtij komuniteti për përmirësimin e gjendjes, avancimin e proceseve zhvillimore dhe zhvillimin e trendëve pozitive në aspektin strategjik.

 

Trendët e regjistrimit të bizneseve në Kosovë

Pas vitit 1999, hapja e ndërmarrjeve dhe regjistrimi i tyre u zhvillua me një intensitet të madh, ku deri në fund të vitit 2000 numri i bizneseve të regjistruara arriti në 29564 biznese, dhe ai numër u rrit vazhdimisht ku deri më 31.12.2013 numri total i bizneseve të regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve është mbi 103755 biznese, që krahasuar me vitin paraprak ky numër është më i madh për 6398 biznese. Pra gjatë vitit 2013 janë regjistruar gjithsejt 9421 biznese të reja.

Regjistrimi i ndërmarrjeve si biznes individual në Kosovë dominon, krahasuar me llojet tjera të statusit ligjor. Si biznese individuale janë të regjistruara 90.00 % e totalit të bizneseve, Shoqëri më përgjegjësi të kufizuar janë 5.08 %, biznese të regjistruara si Ortakëri e përgjithshme janë 3.2%. Tëgjitha bizneset tjera sipas llojit të pronësisë  janë biznese me përqindje nën 1%

 

NVM-të në raport me punësimin në Kosovë

 

Shumica dominante e bizneseve të regjistruara janë mikro-ndërmarrje (1 – 9 punëtorë), po ashtu edhe numri më i madh i të punësuarve është në këtë kategori të ndërmarrjeve, ku sipas numrit të punëtoreve të regjistruar në ARBK në këtë kategori janë 171393 punëtorë apo 62.9%.

 

Në ndërmarrje të vogla janë të punësuar 23380 punëtorë apo 8.73 %, në ndërmarrje të mesme janë të punësuar 22026 punëtorë apo 8.58 %, që do të thotë se vetëm në sektorin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme janë të punësuar gjithsej 216799 punëtorë që shprehur në përqindje përbëjnë 79.59 %.

 

Në ndërmarrje të mëdha (mbi 250 punëtorë) është një karakteristikë e veçantë, vlen të ceket se këtu janë të regjistruara edhe ndërmarrjet shoqërore dhe publike (KEK, PTK etj.) dhe me gjithë këtë në ndërmarrje të mëdha janë të punësuar 55658 punëtorë apo 20.42% e të punësuarve në bizneset e regjistruara. Duke pas parasysh se në institucionet publike janë të punësuar 75 886 punëtorë, del se Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme bëjnë pjesë me 62.24% në totalin e të punësuarve në Kosovë.

Dimensioni Rajonal i regjistrimit të bizneseve

 

 

 

Sa i përket dimensionit rajonal për nga numri i bizneseve, në këtë rast Republikën e Kosovës është ndarë në pesë rajone (rajoni i Prishtinës, rajoni i Pejës, rajoni i Prizrenit, rajoni i Mit-rovicës, rajoni i Gjilanit). Në grafikun në vazhdim shihet qartë se numri i bizneseve për rajone të regjistruara në Kosovë, ku regjioni i Prishtinës krahasuar me regjionet tjera mbizotëron me numrin më të madh të bizneseve të regjistruara, më gjithsej 34114 ndërmarrje apo shprehur në përqindje 36,74% e totalit të regjistrimit të bizneseve pas rajonit të Prishtinës radhitet rajoni i Gjilanit më gjithsej 21513 apo 20.73 % ndërsa me numër më të vogël të bizneseve të regjistruar radhitet rajoni i Mitrovicës me gjithsej 11099 ndërmarrje apo shprehur në përqindje 10.70

Sipas të dhënave nga Agjencioni i Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), gjatë periudhës së viteve 2000-2011, në vendin tonë kanë bankrotuar fiks 10. 921 mijë biznese. Po ashtu, sipas ARBK-së bankrotimi i bizneseve në raport me regjistrimin e tyre, viteve të fundit ka shënuar rritje të konsiderueshme në krahasim me vitet e para të pasluftës.

Bizneset e shuara në periudhën 2000-2011 marrin pjesë me 6.6 për qind në raport me regjistrimin e tyre, përderisa në periudhën 2004-2007, shuarja e tyre ka qenë prej 5.8 %.

Barrierat e paraqitura për NVM-të në Kosovë

Në bazë të hulumtimeve periodike që i bënë Agjencia për Mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe në bazë të hulumtimeve që i kanë bërë institucionet tjera si ato vendore ashtu edhe ndërkombëtare, gjithashtu dhe në bazë të hulumtimit tim personal ekziston një pajtueshmëri e gjerë mes të gjithëve, se barrierat janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme dhe atë:

 

 

Kamatat dhe Zhvillimi i NVM-ve

 

Kamatat e larta mund të vlerësohen që janë njëra ndër barrierat që çojnë në vështirësi të mëdha dhe të cilat mund të jenë si faktorë kontribues në falimentimin apo krijimin e vësh-tirësive të shumë ndërmarrjeve, qofshin ato të mesme, të vogla apo edhe të mëdha.

Ekonomia informale në Republikën e Kosovës

 

Një pengesë e madhe në rritjen e të hyrave të buxhetit është përhapja e ekonomisë Joformale. Republikës së Kosovës i nevojitet një sistem financiar i besueshëm si dhe një ekonomi tregu e qëndrueshme dhe funksionale. Për këtë arsye është e rëndësishme që të gjenden metoda efektive për të parandaluar ekonominë joformale. Autorë dhe publikime të ndryshëm kanë përllogaritur se ekonomia joformale e Kosovës vlerësohet të jetë në mes të 40% – 60%, duke përdorë tregues sikurse janë numri i të punësuarve në ekonominë formale dhe joformale, numri i ndërmarrjeve të cilat punojnë në lëmin formal dhe joformal si dhe shifrat krahasuese të shteteve tjera.

Korrupsionit në Kosovë

Siç dihet korrupsioni shkakton shumë dëme të konsiderueshme si në aspektin shoqëror ekonomik, social e politik. Mbetet sfidë e madhe për krerët e Republikës së Kosovës dhe mekanizmat që kanë qasje në përmasimin e kësaj dukurie që e ka kapluar shoqërinë kosovare posaçërisht institucionet ekonomike dhe shtetërore siç janë: KEK-u, PTK-ja, doganat, universitetet, organet komunale, administratat dhe institucionet tjera vendimmarrëse shtetërore.

 

Rritja e madhe e kësaj sëmundjeje mund të shërbejë si shtrat i ngrohet për zhvillimin e dukurive negative të dëmshme për shoqërinë në përgjithësi e posaçërisht për rinin e cila në Kosovë është jashtëzakonisht në moshë të re,  si një shembull jo i mirë për të ardhmen e tyre.

 

Energjia elektrike dhe NVM-të në Republikën e Kosovës

 

Barrierat dhe pengesat me të cilat përballen bizneset gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre ditore përbëjnë aspekte të ndryshme dhe janë të lloj-llojshme. Ndër vështirësitë më të shpeshta me të cilat ballafaqohen bizneset në aktivitetin e tyre ditore operacionale është rryma elektrike, infrastruktura e keqe, konkurrenca jo lojale, mungesa e sundimit të ligjit, si dhe niveli i lartë i taksave. Një nga kushtet esenciale për funksionimin normal të NVM-ve është furnizimi i bollshëm me energji elektrike. Mungesa e furnizimit me energji elektrike ka penguar në masë të madhe konkurrencën e ekonomisë kosovare.

Përmes pyetësorit janë anketuar 100 ndërmarrje të vogla dhe të mesme nga të gjithë sektorët dhe veprimtaritë ekonomike në Republikën e Kosovës, duke përfshirë pesë regjione të Kosovës (Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Peja, dhe Podujeva). Pyetësori është dizajnuar dhe është hartuar në atë mënyrë dhe në atë formë që të mundësojë realizimin e qëllimeve të synuara. Pyetësori përfshin rezultatet në vijim:

60% nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë njohuri për integrimet evropiane, ndërsa pjesa tjetër prej 40% e NVM-ve nuk kanë informata mbi integrimet evropiane. Në planin strategjik të 57% e ndërmarrjeve reflektohet integrimi evropian, ndërsa te 43% e tyre nuk ka ndonjë ndërlidhje mes planit strategjik dhe integrimeve evropiane.

Një përqindje e lartë e NVM-ve kosovare janë në dijeni për obligimet që dalin nga Partneriteti Evropian (përkatësisht 73%). Ndërsa 27% të tjerë nuk kanë qasje në informatat për Aktin Evropian dhe partneritetin.

51% e ndërmarrjeve mundohen t’i implementojnë rekomandimet e Bashkimit Evropian për ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme. Ndërsa 49% nuk kanë njohuri të domosdoshme rreth rekomandimeve dhe udhëzimeve të dalura nga BE.

Kosova ofron një sërë përparësish komparative siç janë: popullsia e re, resurset natyrore, kushtet e volitshme klimatike, infrastruktura e re, pozita gjeografike me qasje në tregun rajonal të CEFTA-s dhe në atë të Bashkimit Evropian. Kosova përveç se është anëtare e CEFTA-s, në qershor të vitit 2009 është anëtarësuar edhe në FMN (Fondi Monetare Ndërkombëtar) dhe BB (Banka Botërore) dhe aspiron në mekanizma tjerë te fuqishëm ekonomiko-financiar si Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), Organizata botërore e Tregtisë OBT etj

Fuqia punëtore llogaritet përparësia kryesore që ka Kosova në procesin e integrimit evropian, mendim të cilin e ndajnë 80% e ndërmarrjeve, ndërsa pasuritë nëntokësore nga ana e tyre llogariten si përparësi e dytë e rëndësishme, dhe atë 20% e tyre.

 Rregullativa ligjore është po ashtu një komponent i rëndësishëm që ka ndikim të madh në stabilitetin e punës së NVM dhe në përpilimin e kornizave juridike në bazë të të cilave duhet të veprojnë ato. Dy pengesat kryesore që llogariten si pengesë për Kosovën në procesin e integrimeve evropiane nga ana NVM-ve kosovare janë mungesa e sundimit të ligjit (56%) dhe përqindja e lartë e korrupsionit dhe burokracia në institucionet përgjegjëse që mbretëron në Republikën e Kosovës (44%).

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …