RKL: Pse pikërisht, aktori, Enver Petrovci, u nderua me çmimin për “Vepër Jetësore” nga Ministria e Kulturës?

Mr. Sadete Islamaj: NOSTALGJIKËT E BEOGRADIT

Në botën e fantazisë së aktorit mund të luhën role të ndryshme të cilat janë pjesë e profesionit të tyre, por kur aktori zhytet në botën e politikanit atëherë ai duhët të mbajë përgjegjësi për peshën e fjalës që thotë. Themë kështu duke u nisur nga fakti se këto ditë opinioni ynë u trondit nga vlerësimi skandaloz që u bëri luftëtarëve të UÇK-ës aktori Enver Petrovci. Në fakt ai nxorri në sfond fytyrën e vërtetë prej një intelektuali të përkushtuar  të një ish sistemi pushtuës. Për ta neutralizuar deklarimin e tij  u vunë në sherbim një pjesë e opinionistëve tonë që në forma të ndryshme përpiqëshin ti jipnin  konotacion tjetër deklarimit të tij,  madje një pjesë e tyre e panë të udhës të heshtin me pretks se „ ishte vlerësim përsonal i një intelektuali“. Nuk di si mund të kenë  harruan kaq shpejtë këta „zotërinjë“ se luftëtarët e UÇK-ës, gjatë peridhës së luftës në Kosovë nuk  luftuan për shtëpitë e tyre, as vetëm për familjet e tyre, bile ato shpesh i lanë nën mëshirën e fatit për të  luftuar për lirinë e të gjithëve. Qendrimi i tij protitist u rikthy në memorien e shumë atdhedashësve pas ati  opioni për luftëtarët e UÇK-ës, bile ky vlerësim u pa si i vonuar prej  tyre  duke pasur parasyësh rrugëtimin e mësimeve të tij nën sistemin jugosllav . Dizajnimi dhe portretizimi  që i bëri figurës emblematiketë të luftëtarit të lirisë e tregon më së miri  misionin e tij në këtė shoqëri. Tashmë dihët se ky  aktori I takon  asaj „ plejade të  intelektualëve“ që „lulëzonin“ kudo nëpër Kosovë të udhëhequr  nga refrenin  i këngës së  tyre të njohur „ Druzhe Tito, miti se kunemo“.

Gjatë asaj periudhe ata kishin mësuar se për tu vu në sherbim të ati sistemi duhët të veprojnë nën stilin e një intelektuali modern të zhveshur nga ndjenjat kombëtare. Duke vepruar në këtë mënyrë ata kishin mundësi ta bënin përzgjedhjen e një    „ shoqërie të emancipuar“ duke e ranguar  vehtën aty me preteks që të joshin sa më shumë të tillë rreth qellimëve  të tyre. Janë pikërisht këta hymnizuësit e „bashkim- vëllazërimit“ që ende vazhdojnë  dhe veprojnë nën tutelën e ati sistemi i cili synim të vetëm e ka ripushtimin e Kosovës , një ëndërr e kahmotshme që flenë në sirtarët e Serbisë e që kurrë nuk do të bëhët realitet.

   Kohët e fundit sikur kanë marrë hov zërar e nëndheshëm kundër luftëtarëve të UÇK-ës, ngase në skenën politike tashmë është Albin Kurti, nxënësi i mendimit të tyre politik të cilët janë vu në aksion  për ta dobësuar imazhin  e saj në  opinion. Më të drejtë populli thotë: „Qysh o veni , bohët kuveni“.

    Ç‘hipokrizi! Nësë  dikur aktori i njohur më famë botërore Bekim Fehmiu, në mes të Beogradit krenohej me identitetin e tij kombëtar duke e pohuar se ëshë shqiptar, krenari  që e mbajti  deri në frymën e fundit duke  u lënë amanet familjarëve që pluhurin  e eshtrave të tij ta hedhin  mbi rrjedhën e Lumbardhit në Prizren, sot Enver Petrovci në mes të Prishtinës flet me nostalgji për Sllobodan Millosheviqin.

Lluksi i modernizimit serb e ka tjetërsu qenien e tij gjërë në atë masë saqë ja ka verbu gjykimin . As pas kaç vitesh ai nuk arriti  të shoh gjenocidin ç‘njerëzor që ushtroi  satrapi i Ballkanit mbi popullin e pafajshëm shqiptarë. Një gjë nuk mund ta kuptojë si ka arritë ky far aktori ti ndrydhë ndjenjat  e veta    tash sa vite dhe nuk i ka shku të varri „ Babës Sllobë“. Nisur nga këto rrethana mund të vijë në një përfundim : se i vetmi faj i luftëtarëve të UÇK –ës,  është se në kuadër të lirisë që i sollën popullit të vet u ofruan  komoditetin ta gëzojnë këtë liri edhe nostalgjikëve të UDB-ës, të cilët nuk e merituan.

Kontrolloni gjithashtu

Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: Ligjvënësit dhe pushtetarët e Kosovës po i shembin të gjitha vlerat çdo ditë – turp!

Thyerjet dhe përdhosjet e monumenteve të UÇK-së! Realisht, duhet të jetë shqiptar i shëmtuar ai …