leoni

MTI iu bën thirrje bizneseve t’i vendosin flamujt që tregojnë origjinën e mallit

MTI iu bën thirrje bizneseve t’i vendosin flamujt që tregojnë origjinën e mallit

Zëvendës-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, bashkë me kryeinspektorin e MTI-së, Lulzim Syla kanë vizituar disa markete për të parë nga afër zbatimin e udhëzimit administrativ për vendosjen e flamujve që tregon origjinën e mallit.

Ajo theksoi se qëllimi i këtyre vizitave është sensibilizimi i bizneseve që ta zbatojnë udhëzimin administrativ dhe të fillojnë me vendosjen e flamujve. Ajo u shpreh se qytetarët e kanë pritur shumë mirë vendosjen e flamujve që tregojnë origjinën e mallit.

“Ne sot vizituam disa markete në Prishtinë. Arsyeja e vizitës është vendosja e flamujve, që është përcaktuar me udhëzim administrativ të MTI-së, i cili ka hyrë në fuqi më 29 dhjetor të vitit 2018, që i obligon të gjithë operatorët ekonomikë ta zbatojnë. Inspektuam sot dhe pamë se edhe vetë qytetarët  kryesisht bizneset janë të interesuar  ta zbatojnë këtë udhëzim. Ne e dimë se moszbatimi i udhëzimit administrativ është shkelje ligjore ku parashihen edhe dënimet, Zëvendës-ministrja tregoi edhe benifitet që ka ky udhëzim administrativ për qytetarët. Ajo theksoi se konsumatorët do të kenë lehtësim gjatë blerjes së produkteve që u nevojiten në përditshmëri. Më tej, ajo shtoi se interesimi i MTI-së për të monitoruar dhe inspektuar ecurinë e tij është i madh.

“Inspektori po e bën punën e vet dhe do të vazhdojë edhe më tutje, e që konsideroj se kjo çështje do të ndikojë pozitivisht në rregullimin e tregut në Republikën e Kosovës dhe njëkohësisht do ta bëjë më shpejt të kuptueshme dhe më të saktë se çka po blejnë konsumatorët. Ky është edhe qëllimi i vendosjes së flamujve, kjo vlen për të gjitha bizneset nuk ka ndasi”, tha Krasniqi.

Kujtojmë se udhëzimi administrativ ka hyrë në fuqi më 29 dhjetor të vitit 2018, ku i obligon të gjithë shitësit që në anën e majtë të çmimit ta vendosin edhe flamurin e atij shteti se nga importohet produkte për ta treguar origjinën e mallit.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …