Murat Jashari: Ne nuk i mbajnë mëri askujt, cilido përfaqësueses i institucioneve i ka dyert e hapura

Murat Jashari: Ne nuk i mbajnë mëri askujt, cilido përfaqësueses i institucioneve i ka dyert e hapura

Murat Rifat Jashari, nipi i komandantit, legjendar Adem Jashari, gjatë vizitave të shumta që iu bënë sot familjes në Prekaz ka thënë se  liria dhe shteti ka qenë dëshira e të rënëve të familjes por siq tha ai jo kjo liri dhe ky shtet që është sot. “Kosovën apo vendin të cilën ata e kanë dashur ka qenë liria dhe shteti dhe ajo ekziston. A kishte me qenë dëshira që kjo Kosovë, kjo liri dhe ky shtet të jetë ndryshe jam më se i bindur që po dhe ata do ta kishin dëshirën dhe vullnetin si gjithë qytetarët e tjerë”, tha Jashari. I pyetur për mos vizitën e krerëve të shtetit familjes së tij në këtë ditë të veçantë, Jashari pa përmendur askënd me emër tha se si familje nuk mbajnë inati me askënd dhe se i respektojnë institucionet kushtetuese.

“Ne nganjëherë jemi si përfaqësues të familjes Jashari dhe nganjëherë jemi qytetarë të rëndomtë. Në cilësinë e përfaqësuesit të familjes Jashari nuk guxojmë që të kemi kryeneçësi ose që të mbajmë inati dhe të tjetra ne jemi ithtarë të institucioneve kushtetuese. Pra, institucionet kushtetuese, kategoritë kushtetuese për ne janë të shenjta sepse ajo Kushtetutë është ndërtuar mbi bazën e sakrificës. Jo vetëm të sakrificës së familjes Jashari por në vazhdimësi të sakrificave dhe ne respektojmë pafundësisht institucionet kushtetuese, kurse individët ose personat të cilët udhëheqin me institucionet kushtetuese, nëse ata punojnë siç duhet do ta kenë vlerësimin tonë ose respektin tonë”, tha Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …