OVL e UÇK-së

OVL e UÇK-së kërkon nga Kuvendi një pikë të rendit të ditës lidhur me rishqyrtimin e ligjit për Gjykatën Speciale

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka dërguar një kërkesë  Kryesisë së  Kuvendit të Kosovës, ku thuhet:  Ne si Organizatë e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke pasur parasysh dështimet e drejtësisë së UNMIK-ut dhe EULEX-it, kemi kundërshtuar miratimin e Gjykatës Speciale, sepse e kemi konsideruar edhe këtë të dëmshme për vendin tonë. Për këtë arsye kemi kërkuar krijimin e një gjykate vendore, e cila do të merrej me të gjitha krimet e kryera në Kosovë gjatë kohës së luftës. Meqenëse kjo gjykatë është e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përsëri e kundërshtojmë për shkak se është e njëanshme dhe ndjek e gjykon vetëm njërën palë apo UÇK-në, ndërsa Serbia dhe serbët që kanë kryer krime deri në gjenocid, amnistohen. Prandaj, kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës, që në seancën e thirrur për të mërkurën me 8 mars 2017 ora 10:oo, të procedojë si pikë të rendit të ditës rishqyrtimin e ligjit për gjykatën speciale, thuhet në kërkesën e OVL të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …