Familja e profesor Ahmet Qeriqit shpreh Mirënjohje për të gjithë që ishin në nguhëllime

Mursel Sopaj: NË KROJMIR (Ahmet Qeriqit)

Në Krojmir , flamuri

Ç’ra në gjysmështizë

Thanë , u shua ylli

Një nga të lirisë

 

Një nga të lirisë

Bac Ahmet Qeriqi

I fjalës,i penës

Zë i kryengritjes

 

Në male burimet

Ç’i ngriu ky mengjes

Thanë: edhe bilbilat

Këngën lanë në mes

 

Një nga të lirisë

Që një jetë luftoi

Zë i së vërtetës

Si zgalem gjemoi

 

Malët e Berishes

U trandën sërish

Jo nga predhë e luftës

Por nga lajm i trishtë

 

Një nga të ilegales

Që sfidoi çdo sfidë

Bir i vegjelisë

Gjerësa mbylli sytë

 

Amanet për brezat

Gjithë vepra e tij

Që kombi të bashkohet

Të jetë një Shqiperi !

 

Hagen ,13 mars ’25

Kontrolloni gjithashtu

Isuf Ismaili: Një melodi e ëmbël e shqiptarësisë sonë në Lugano të Zvicrës

Isuf Ismaili: DISA SHKRIME DHE ANALIZA PËR GJUHËN STANDARDE SHQIPE

Akademik Emil Lafe ka shkruar:” Më 28 Nëntor 1912 delegatët shqiptarë u mblodhën rreth flamurit …