KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Musa: Nëse Gjykata Speciale bazohet në prova, të akuzuarit e UÇK-së do të lirohen të pafajshëm

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Skender Musa ka deklaruar se Prokurori e kësaj gjykate po e zvarritë procesin e dorëzimit të provave për të akuzuarit dhe se kjo zvarritje po dëmton tej masa palën mbrojtëse për t’u përgatitur. “Vet fakti që nuk dorëzohen provat më herët, e pengon procesin gjyqësorë, e pengon përgatitjen e mbrojtjes, nuk mundem me thënë që ka ndonjë qëllim të caktuar nga ana e Prokurorisë edhe e Gjykatës Speciale, mirëpo e dëmton jashtëzakonisht mundësinë e mbrojtjes për t’u përgatitur, edhe i dëmton të akuzuarit, dhe si pasojë e kësaj Gjykata e vazhdon paraburgimin duke pretenduar se ekziston mundësia për të ndikuar në prova edhe në dëshmitarë” është cituar të ketë deklaruar avokati, Skender Musa. Ai ka theksuar më tutje se beson se kjo gjykatë do të dështoj. “Nëse ka drejtësi edhe nëse vendoset në bazë të provave ligjeve, mendoj se epilogu ka me qenë lirimi i të akuzuarve të pafajshëm, po flas për Jakup Krasniqin, dhe Rexhep Selimin që i kam përcjell më shumë. Mendoj që ka me qenë vendimi përfundimtar lirues, për shkak që këto prova që deri tash kanë pretenduar që ekzistojnë edhe që janë shpalos publikisht, realisht nuk ka bazë as me inicu si rast penal e lëre me arrestu e me ngrit aktakuzë për dikë”, ka theksuar mes tjerash, avokati, Skender Musa.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …