Brickos

Memli krasniqi: Ende punë për të bërë që pjesëtarët e Policisë së Kosovës të kenë trajtim dinjitoz

Krasniqi: Rritja e pagave konform krizës së madhe është detyrim institucional

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar punëtorët për ditën e tyre “1 Majin” dhe ka drejtuar kritika ndaj qeverisë për gjendjen jo të mirë në të cilën gjenden punëtorët. Ai ka shkruar se punëtorët e sektorit privat dhe ata të sektorit publik janë në një krizë me shumë sfida dhe ende pa ndonjë përgjigje nga Qeveria e Kosovës. “Mos miratimi i Ligjit të Pagave dhe rritja jodinjitoze e pagës minimale për të përballuar shtrenjtimet e mëdha të çmimeve, është tregues i qartë se qeveria aktuale nuk ka vizion zhvillimor për vendin. Pandemia dhe rritja e çmimeve të të gjitha produkteve, sot e kanë bërë më të vështirë jetën e familjeve kosovare. Prandaj, miratimi i ligjeve bazike për punëtorët dhe të drejtat e tyre, është minimumi që qeveria e Kosovës duhet të bëjë, ndërsa rritja e pagave konform krizës së madhe, është detyrim institucional”, ka shkruar Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …