Foto 4. Nga e majta. Magbule Brahimi, Teuta Iballi, Musë Baftiu,Lumnije Gashi,Dr Jakup Ismajli,Nora Rexhepi.
Foto 4. Nga e majta. Magbule Brahimi, Teuta Iballi, Musë Baftiu,Lumnije Gashi,Dr Jakup Ismajli,Nora Rexhepi.

Musë Baftiu, Jakup Ismajli, Reshat Gashi: Spitali ushtarak i Batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu”, Brigada 121,”Komandant Kumanova” II

 

Shërbimet dhe statistikat 

Në këtë stacionar janë ofruar këto lloje të shërbime mjeksore :

  1. Shërbime të vizitave mjekësore të mjekësisë së përgjithshme
  2. Shërbime infermierore
  3. Shërbime specialistike të gjinekologjisë
  4. Shërbime të shëndetit oral-stomatologjisë
  5. Shërbime laboratorike
  6. Shërbimi i vakcinimit
  7. Shërbimet teknike (autoambulancë e improvizuar për transportin e të plagosurve në vendet me të sigurta dhe të specializuara,transporti i inventarit dhe paisjeve mjeksore,etj )Foto 4. Nga e majta. Magbule Brahimi, Teuta Iballi, Musë Baftiu, Lumnije Gashi, Dr Jakup Ismajli, Nora Rexhepi.Protokolet e punës

Ekipi shëndetësor i këtij stacionari, gjatë kësaj periudhe:16.06.1998-16.06.199 sipas ditarëve të punës, ofroi: 

vizita mjekësore të përgjithshme——–13,970

mbi 45,000 shërbime infermierore,

shërbime të shëndetit oral——————-3,493

  lindje 75   e mbi  153 vizita gjinekologjike

 

Musë Baftiu, Jakup Ismajli, Reshat Gashi: Spitali ushtarak i Batalionit të dytë “Ruzhdi Salihu” Brigada 121”Komandant Kumanova” I

Foto 5. Tenda “Medikus” Prill 1999 në grykën e Krojmirit . Nga e djathta ulur. Arbanë Qeriqi, Habibe Zeqiri, Dr Naser Bytyqi, Dr Jakup Ismajli, Reshat Gashi, Musë Baftiu, Lumnije Gashi, Teuta e Merita Iballi

 

Përshkrim I shkurtër i punës profesionale dhe disa raste të veqanta 

Profesionistët shëndetësor kanë luajtur një rol të rëndësishëm në trajtimin e ushtarëve të plagosur, trajtimin e popullatës civile, si fëmijë, gra, e të moshuar si dhe të gjithë atyre në nevojë pa dallim.

 Vlenë të veqohet se këtu janë mjekuar plagët e dëshmorit të parë të komunës së Shtimes Ruzhdi Salihu emrin e te cilit e mban edhe batalioni  II-të I Brigadës 121,,Komandant Kumanova “ Ismet Jashari , të dëshmorëve: Jetë Hasani Nga fshati Godanc i Shtimes, Fitim Duraku nga fshati Krushë e të Sylejman Bytyqit nga Fshati Arllat, të martirëve civil e shume  të plagosurve ushtarë e civilë të këtyre zonave të luftës. Ky ekip do të mjekojë edhe plagë të shumë civilëve nga shumë zona të luftës , burra ,gra e fëmijë jo vetëm në stacionar por edhe në teren në male dhe shumë afër frontit të luftës.

Gjithashtu është bërë edhe amputimi i këmbës së një djali të ri afro 20 vjeq F. Elshani nga Sllapuzhani i Suharekës, intervenim i kryer  pa narkozë me sharrë dore, për prerjen e metalit, si paisje “kirurgjike”, ndërhyrje kjo e cila kaloi mirë dhe pa komplikime,

Janë përcjellë dhe asistuar gjatë procesit të lindjes për ardhjen në jetë të 120 foshnjave të reja , janë kryer shërbime të shëndetit oral si nxjerrje dhe mjekime të dhëmbëve, e shërbime tjera.

Roli i profesionistëve shëndetesor në preventivë u dëshmua gjatë vaksinimit të ushtarëve të Brigadës 121 “Komandant Kumanova” dhe Brigadës 123, me vaksinë kundër tetanusit, në Dhjetor të vitit 1998 dhe në Janar të vitit 1999, në bashkëpunim me ekipin e stacionarit të Shalës.

Në fund të Majit të vitit 1999, ky ekip  në një spital të improvizuar në tenda najlloni e në fushë të hapur në luginën e Krojmirit, iu ofron shërbime shëndetësore më se 100 të plagosurve të spitalit të Zonës Operative të Pashtrikut dhe të Drenicës, të cilët po transferoheshin në spitalin ushtarak të Zonës Operative të Neredimes për shkak të ofensivës shumë të ashpër serbe në këto zona 

Si ngjarje e veqantë do të përmendim rastet e para në fillim të luftës gjatë ofenzives ushtarake serbe të  24.25 dhe 26 korrik 1998. Në fshatrat Zborc e Carralevë.

Rastet e para me të plagosur me 25.07.1998 do të jenë civilë nga fshati Carralevë.

Skender Ibrahimi 1978 Carralevë i plagosur në këmbë .Zaim Selmani 27 vjeq Carralevë I plagosur në këmbë ,fracture nga predha. Bedri Qazimi 1980 Gjyrkovc I plagosur me armë eksplozive në shpinë plagë mjaft e madhe.

Ndërsa me 26.07.1998 në stacionar e sjellin të plagosur rëndë dhe pavetëdije dëshmorin e kombit njëherit edhe dëshmori i parë i luftës së UÇK së i komunës së Shtimes , Ruzhdi Salihun i njohur me pseudonimin “Palloshka” . Ai kishte plagë në pjesën e abdomenit djathtas,  krahëror ana e djathtë dhe në krahun e djathtë. I bëhet një hemostaze  duke bërë kompresion për ndaljen e gjakderdhjes , reanimim , i jepet terapi sol Haemacel dhe tretje NaCl , analgjetik, antibiotik. Pas intervenimit do ti kthehet vetëdija por ai kishte nevoje për intervenim kirurgjik prandaj do të udhëzohet për në spitalin ushtarak në Gajrak të Malishevës ku ishte i vendour spitali i cili kishte sallë operacioni ku shërbente Dr Agim Hazrolli, kirurg. Ruzhdiu  transportohet me veturën që e kishim të gatshme për bartjen e të plagosurve e cila të vozitet nga Shyqeri Iballi ndërsa do ta shoqëroje ushtari Arsim Haziri  dhe Reshat Gashi si profesionist shëndetësor, i cili do të bëjë përpjkje të vazhdushme në tratjtim me ato pak barna që kishim dhe infuzione për të mbajtur në jetë por megjithatë  përkundër kësaj   Ruzhdiu nuk do të mund të përballojë vdekjen për cka edhe  ndërron  jetë rugës për spital në Gajrak.

Po atë ditë në spital do të sjellin edhe të plagosurën nga Krojmiri Afërditë Qeriqi e cila ishte plagosur nga predhat e bombardimeve që nuk ndaleshin asnjëherë. Ajo do të sillet pa shenja jete e plagosur në kokë dhe dy duart e amputuara nga predha .

Po këtë ditë nga fronti i luftës në pozicionet në fshatin Zborc , do të sillen të plagosur edhe ushtarët: Djaloshi-Haxhi Nishori i plagosur në kokë, Mësuesi-Brahim Brahimi në regjionin lumbal, Osman Zeqiri në këmbë, Sabit Nuredini në kokë dhe  Ilir Qeriqi në  këmbë.

Kjo ditë do të mbetet në kujtesën tonë si ditë e gjakut të lirisë sepse atë ditë aty në sallën e improvizuar ishte krijuar një pellg gjaku.

Rast tjetër : Në mesnatën e datës 28 prill 1999 , Sylejman Bytyqin (dëshmor) nga Arllati, dhe një ushtar tjetër nga Nekovci, të plagosur , i sjellin disa ushtarë nga spitali i  Divjakës,  në grykën e Krojmirit tek stacionari ynë në Tendë , me kërkesë për ti transferuar në Spitalin e Zonës së Nerodimes, i cili ishte i vendour në fshatin Mollopolc të Shtimes. Nga aty  u organizua menjëherë bartja e tyre nën kujdesin shëndetësor nga infermieri Musë Baftiu, nga ushtarë e djem të ri deri në hyrje të fshatit në Krojmir, për të vazhduar pastaj me dy qerre me kuaj deri në fshatin Pjetërshticë .

 Aty pas mesnate arrinë te Shkolla në Pjetërshticë me qëllim që të vazhdohet tutje. Por aty nga përgjegjësit për shkak të rrezikut u vendos se ishte vonë  për të vazhduar rrugën për të kaluar Gryken e Carralevës para mëngjesit,  prandaj  dhe u strehuam në një dhomë të Komandës së Batalionit në Pjetërshticë. Aty dy të plagosurve e sidoms Sylës  iu dha ndihmë mjekësore nga Dr Jakup ismajli, Dr Hysni Arifie inf. Musë Baftiu ,por ai kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjike sepse Sylejman Bytyqi ishte i plagosr mjaft rëndë në krahëror.

 Gjatë gjithë kohës me të do të qëndrojë infermieri i luftës  Musë Baftiu , i cili tregon se  në natën e 29 prillit 1999 kishin arritur në fshatin Zborc te lagja Badra me dy të plagosurit që po barteshin me dy  qerre me kuaj dhe  prej aty duhej të vazhdonim  bartjen e të plagosurëve me barelë-lese të improvizuar. Sylejman Bytyqi ishte i plagosur rëndë në krahëror dhe gjendjen e kishte mjaft të rëndë dhe përkundër kujdesit dhe marrjes së terapisë mjeksore në vazhdimësi ai nuk ia del të mbijetojë dhe në këtë vend do të ndërrojë jetë.

 Karakteri i fortë, tregimet për luftën, trimëria e fjalët e tij për dashurinë për vendin , do të mbesin thellë në kujtimet e mia.  “Mua nuk më mbetet marak për veten time,unë kam marrë hakun tim e të shokëve , unë e kam lënë edhe një djalë në shtëpi, ai do ta gëzojë lirinë” ishin fjalët  e tij……..

Përgjegjësi i Stacionarit ushtarak të Batalionit të dytë Dr Jakup Ismajli , do të jep një kontribut të jashtzakonshëm edhe si gjinekolog edhe pse nuk ishte ende te kryer specializimin.

 Ky spital ishte si pikë referuese e shumë grave shtatëzëna te cilat kryen vizita gjinekologjike 153 të evidentuara dhe 75 lindje të evidentuara e shumë të tjera të cilat për arsye të situatave të rënda të veprimeve luftarake nuk janë evidentuar fare.

Pas 16 qershorit të vitit 1999 kur Kosova u çlirua i gjithë stafi sistemohet në institucione publike shëndetësore duke vazhduar kontributin e vet me ndershmëri dhe përgjegjësi të lartë profesionale e humane.

Foto 6. Gjatë intervenimit te rasti i Shemsije Vishesella nga fshati Ribar i Vogël iLipjanit, forcat policore ushtarake serbe ia ekzekutuan bashkëshortin dhe dy djemtë, ndërsa vetë pësoi lëndim të rëndë në regjionin e fytyrës dhe nofullës. E trajtuan Dr Jakup Ismajli , Dr naser Bytyqi dhe Dr Hysni Arifi.

Foto 7. Nga e majta. Dr Naser Bytyqi me djalin e vet, Linda ,Dr Jakup Ismajli,Lumnije Gashi, Musë Baftiu i cili në prehër ka të ulur  vajzen e vogël Drenusha Gashi e cila ka pësuar tragjedi familjare ku i është vrarë nëna dhe vëllau, ndërsa vetë  kishte pësuar lëndim të rëndë amputim i parakrahut të djathtë. Në Spitalin fushor në gryken e Krojmirit është trajtuar mbi një muaj dhe prej aty ështe transferuar ne Maqedoni.

Foto 8. Dr Jakup Ismajli, Inf. Musë Baftiu e Dr Naser Bytyqi. Gryka e Krojmirit , prill 1999 duke bartur barëra dhe material mjeksor gjatë zhvendosjes për në spitalin fushor në Tendë Najloni.

Tekstin dhe materialet i përgaditen: Musë Baftiu, Jakup Ismajli dhe Reshat Gashi

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Forcat serbe vazhdojnë të shkatërrojnë vendbanimet shqiptare. (E hënë 26 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Forcat serbe vazhdojnë të shkatërrojnë vendbanimet shqiptare. (E hënë 26 prill, 1999)

Shiu nuk po pushon. Mjegulla po na futet thellë në mushkëri. Serbët po lëvizin. Aeroplanët …