Mustafa: Besimtarëve të Kurtit iu mbetet që të pajtohen me mashtrimin dhe të ngushëllohen me iluzionet e tyre

Duke komentuar qëndrimin e kryeministrit, Albin Kurti për bashkimin me Shqipërinë, ku ai ka deklaruar se do të votonte “nëse do të prezentohej si një referendum demokratik në mënyrë paqësore do të votoja pro, por e përsëris prapë, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”, ish kryeministri, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk ia sheh për të madhe kryeministrit Kurti për këtë deklaratë. Ish kryeministri, Isa Mustafa ka theksuar më tutje se nuk është problem ndryshimi i qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti për bashkimin kombëtar, por problemi qëndron tek ata që i kanë besuar. “Z. Kurti po përshtatet me realitetin. Nuk është problem i tij ndryshimi i qendrimit për bashkimin kombëtar, me transformimin e rolit nga prijësi në atë të votuesit, por problemi qëndron te ata që i kanë besuar. Ashtu siç nuk qëndron problemi te ata që krijuan kauzën e rrejshme për humbjen e 8.200 hektarëve me marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi dhe i lanë qytetarët pa liberalizim të vizave e të ngujuar në geto, por te ata që në mënyrë të verbër i besonin kësaj kauze. Dhe çfarë po ndodhë sot? Erdhën në pushtet të gjithë ata që krijuan këto kauza dhe nuk e bënë as më të voglin hap për to. Pse? Sepse ishin të rrejshme. Sot sillen sikur të mos kanë ekzistuar. Qytetarët mbetën të izoluar ndërkaq ka ende trularë që besojnë në 8.200 hektarë, e ata që i kanë mashtruar janë graduar me pozita të larta: President, Kryeministër, deputetë, kryetar komune”, ka përkujtuar ish kryeministri, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Don Agim Qerkini: Shqiptarët janë dëshmi e tolerancës dhe mirëqenies

Famullitari katolik Don Agim Qerkini ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës nga ku ka uruar …