Isa Mustafa

Mustafa: Bota demokratike ta detyrojë Serbinë që t’i dënojë kryesit e krimeve në Kosovë dhe të zbardhet fati i të pa gjeturve

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka përkujtuar masakrën e Krushës së Madhe në Rahovec dhe atë në Therandë. Për mes një postimi ai ka shprehur dhembjen për të gjithë të vrarit dhe të masakruarit në Kosovë dhe ka kërkuar nga bota demokratike që ta detyrojë Serbinë që t’i dënojë kryesit e krimeve dhe të zbardhet fati i të pa gjeturve. “Me dhimbje të madhe, përkujtojmë sot dy prej masakrave më të rënda që populli ynë përjetoi 18 vjet më parë. Mbi 240 bashkëqytetarë tanë, fëmijë, gra e burra, u vranë më 25, 26 dhe 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit. Ndërkaq, në Therandë, familja 50 anëtarëshe Berisha, u masakrua nga forcat serbe. Qytetarët e Kosovës nuk do t’i harrojnë kurrë të gjithë të rënët, sakrifica e të cilëve na mundësoi të jemi të lirë. Bota demokratike, ashtu siç i bombardoi forcat serbe 18 vjet më parë, duhet ta detyrojë shtetin serb, që të dënojë të gjithë kryesit e krimeve, të zbardh fatin e të pagjeturve dhe të kërkojë falje për krimet e panumërta në Kosovë. Lavdi e përjetshme martirëve të Kosovës!”, ka theksuar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …