Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se qytetarët e Kosovës e shohin veten pjesë të familjes evropiane edhe pse jemi vendi i vetëm në Ballkan, që ka mbetur i izoluar. Në konferencën e titulluar: “Ecje në për akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së”, Mustafa ka folur edhe për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. I pyetur se a trajtohet Kosova si shtet me këtë marrëveshje, ai tha se atë e ka nënshkruar si kryeministër dhe kjo nënkupton si shtet. Kryeministri me këtë rast i ka shprehur ngushëllime familjes Dehari për vdekjen e Astrit Deharit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …