Kryeministri, Isa Mustafa priti në një takim përfaqësuesit e shteteve të Quint-it në Kosovë. Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Integrimit, Bekim Çollaku, kreu i Qeverisë foli për përparimet në vendin tonë. Mustafa i njoftoi ambasadorët për përqendrimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillim ekonomik dhe integrimet evropiane. Duke folur mbi fuqizimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ai kërkoi përshpejtimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. “Liberalizimi i merituar i vizave për Kosovën është shumë i rëndësishëm edhe për implementimin adekuat të MSA-së, pasi që kjo do të mundësonte qarkullimin e lirë të ndërmarrësve dhe të bizneseve kosovare në vendet e BE-së, si parakusht për shkëmbimin e mallrave dhe ideve”, u shpreh kryeministri Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Sot në Hagë mbahet seanca kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut
Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet seanca për aktakuzën e re kundër …