Mustafë Krasniqi: Pse po heshtin ata që nuk duhet të heshtin kundër UDB-së?

Sikur zhurma, zhurma po e mbulon arsyen, e heshtja tinëzare sikur ka kapluar skenat mediale, e disa nga mediet sikur janë rënë pre e mashtrimeve dhe vrapojnë pas një mashtrimi në tjetrin.

Këto ditë që nga emisioni televiziv e gjeri te shtypi, portalet u morën me thashë e thëme, u morën me Jusuf  Buxhovin, me Donikën, e cila pa fajin e saj është rënë në valët e interesit, pa e kuptuar në esencë idealin e babait të saj, njeriut të madh, heroit të kombit.

Nuk doja të flisja për Donikën. Sa e sa herë e kam torturuar vetën të shkruaja, a mos të shkruaja, por arsyeja më ka mundur se; është bijë e atdhetarit, heroi të kombit. Për këtë devijim të saj përgjegjësin duhet ta mbanim ne si shoqëri, të paktën që nga mosha e pjekurisë t’i tregonim se me çfarë ideali ka rrugëtuar heroi i kombit, Jusuf Gërvalla dhe të bënim përpjekje që në formësimin e saj t’i tregohet se kush janë ata që ishin kundër veprës madhore të heroit, Jusufë Gërvallës dhe mësuesit, ideatorit të tij, Adem Demaçit. Kush ishin ata që e ndiqnin këmba- këmbës veprimtarinë e tij dhe të mësuesit e veprimtarëve tjerë? Për fat të keq kishte shqipfolës që përmes pendës dhe propagandës së tyre tmerronin shtypin e asaj kohe duke i quajtur me lloj-lloj epitete, më të ndyra, bijtë e kombit, që nuk bënin rrugëtim idealist vetëm për vete, por edhe për këta njerëz që i fyenin me këto epitete, e që sot mund të ketë edhe në maje të ndonjë partie, apo diku në qeveri e përmendore deri në katin e shtatë.

Pikërisht për  këtë nuk po mund të hesht  kur të tjerët heshtin, kur Donika pa e kuptuar mirë rrugëtimin e babait të saj e sulmoi mësuesin e babait, heroin e gjallë të babait, ideatorin e babait, të them edhe jetën e babait, sepse Jusufi për Atdhe dhe Heroin e tij ishte i gatshëm në çdo moment të jepte jetë dhe ajo pa ju dhimbsur fare.

Nuk e di pse për të gjitha këto, bija e heroit, nuk ndalet e t’i mendoi në detaje të paktën të kursehej nga mediat, të paktën për hir të atdheut dhe të babait të saj të mos na e sulmon mësuesin, atdhetarin, ideatorin e kombit, legjendën e gjallë, Adem Demaçin.

Sepse këto fyerje dhe sulmime ndaj legjendës së gjallë, janë fyerje për kombin, në tërësi, për gjakun e rënë për këtë gjysmë lirie, ndërsa devijimi dhe rruga e shtrembër nuk janë gjë tjetër vetëm përpjekje për t’i rehabilituar sharësit e gjakut, lirisë së kombit, ata që sot vrapojnë për ta pastruar emrin dhe për të dalë në maja të kombit duke fshehur të bëmat e tyre dhe sot duke u shitur më papë se papa.

 

                                    Nuk e di pse heshtni ju që nuk duhet të heshtni?

 

Jam më se i bindur se nesër do të dal realiteti dhe më se i bindur se Donika do ta kuptojë se kush kanë qenë shqipfolësit që e kanë urryer rrugën e Jusufit, që edhe e kanë sulmuar me të gjitha mjetet e mundshme e deri te akti i atentatit, mbase edhe përpjekjet për ta cilësuar si luftë të gabuar dhe të rrezikshme për ish-Jugosllavinë, gjë që në fakt rruga e Jusufit dhe mësuesit të tij ka qenë dhe ka mbetur e rrezikshme ndaj atyre që i shërbenin pushtuesit dhe për vetë pushtuesin….

Sikur këto ditë nëpër media elektronike, e në ato të  shkruara u lakua emri i Jusuf  Buxhovit, nga Hysen Gega ku përveç tjerave thotë: “pas arrestimit tim më 31 dhjetor 1980), përveç Mehmet Lumit, Lorenc Selmanit, më ka intervistuar edhe Jusuf Buxhovi, të cilin e dija për gazetar që raportonte nga Boni i Gjermanisë. Jusuf Buxhovi, me këtë rast, përveç tjerash, bashkë me inspektorët e tjerë të UDB-së, gjatë gjithë kohës ai i fyente dhe i mallkonte Gërvallajt dhe Ibrahim Kelmendin, i quante armiq të Jugosllavisë dhe bashkëpunëtorë të regjimit të Shqipërisë.”

Si për çudi  në një emision televiziv atë të RTK-së Buxhovi, mundohej ta mashtrojë popullin, dhe thotë se:  “UÇK- në e ka filluar lideri i LDK-së”, e në fakt lideri i saj thoshte  këtë:  „ Ata që gjinden nëpër male kanë ardhur nga perëndimi, janë kundër interesave të Kosovës dhe LDK-ja nuk i përkrahë“ (Bota Sot, 1997), sikur edhe thoshte janë të frustruar, të fshehur pas Serbisë e çfarë nuk i vinte për kokë. Për bijtë e UÇK-së, ky lider…, kërkonte edhe ndihmën e UDB-së, CIA t’i zbulonin dhe t’i shpartallonte, sikur dhe kërkonte ta gjende dorasin që kishte qëlluar mbi kryeçetnikun Serb, drejtorin e dhunshme të Universitetit të Prishtinës, Papoviqin (për lexuesin; dorasi ishte heroi i kombit, Zahir Pajaziti).

Z.Buxhovi për këtë shpifje që e keni pohuar ju, mendoi se, vet Isa Mustafa s’do ta pranonte si të sinqertë dhe do të reagonte me këtë shprehje;- mos gënje zoti Buxhovi sepse po vetëm në ëndërr po ta kishte parë lideri ynë do të çmendej e lere më ta formoi, apo të jetë iniciator i UÇK-së. Madje Buxhovi shkon deri te LPK-ja dhe UÇK-ja se gjoja këto paska qenë Marksist-leniniste, enveriste, apo edhe bashkëpunëtore me KGB-në dhe UDB-në. Z. Buxhovi me këto përpjekjet tua nuk mundeni ta mashtroni popullin dhe t’i ikni përgjegjësisë suaj prej një bashkëpunëtori të devotshëm të UDB-së, për këtë e dëshmon Hysen Gega, Ibrahim Kelmendi, në dy librat e tij si dhe Nafi Cegrani kur ju akuzon si pjesëmarrës në skenarin e likuidimit të vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës dhe ju vë në listën e atyre bashkëpunëtorëve kryesor të UDB-së në Maqedonie, si edhe njëri prej atyre njerëzve që keni ndjekur organizatat atdhetare, prijësit e saj të devotshëm  si Jusufin, Kadriun dhe i keni cilësuar e si nacionalist, kundërrevolucionar, armiq të Jugosllavisë së Titos.  Të gjitha këto njeriu i kohës së sotme do të vihet në siklet dhe do ta pyet vetën vallë se si ka mundur të ekzistoi ndonjë shqipfolës që të jetë kundër lirisë së vet dhe sot të fshihet pas turpit dhe të dal në skenë me gënjeshtra dhe të shitet patriot, luftëtar i denjët i kombit!?

Nuk do të doja të merrem me Buxhovin, nga fakti se, nuk kam ndonjë argument shtesë përpos atyre që i kam dëgjuar si student dhe si veprimtar i LPK-së dhe i UÇK-së ku thuhej se gishti i Buxhovit është drejtuar kundër vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka, kundër atdhetarëve që e donin lirin e kombit dhe lirin e Buxhovit, madje shkrime që dalin për Buxhovin dhe në anën tjetër përpjekja e tij për dëshmuar se nuk është ai çfarë po e cilësojnë ata që kanë pësuar drejtpërdrejti nga tavolina e akuzave që  iu është bërë ish të burgosurve nga Buxhovi.

Por një e di dhe jam i siguritë se LPRK-ja(LPK-ja)  ka qenë dhe ka mbet vazhduese e idealit të Bacit Adem, Jusufit, Kadriut, Rexhepit, Nuhiut, Afrimit dhe të dëshmorëve të tjerë që ishin për Shqipërinë Etnike. E me të drejtë do t’i bashkohem mendimit të mikut tim Beslim Elshanit se “Nuk do të pësonte gjë z.Buxhovi nëse do të fliste hapur për atë pjesë të pakëndshme të jetës së tij, përkundrazi, do të vlerësohej sinqeriteti i tij dhe veprat e tij të fundit nuk do të vlerësoheshin më si një “larje mëkatesh”.

Për këtë do të shtoja për të gjithë ata që kanë gabuar, apo kanë qenë të shtrënguar të jenë kundër lirisë së Kosovës, kundër veprimtarisë patriotike të atdhetarëve të kombit, LPK-së dhe të UÇK-së e që nuk kanë bërë mëkate të rënda të tërhiqen nga rruga e mashtrimit dhe t’i kërkojnë falje popullit për të bëmat e tyre, e mos të vazhdojnë me gënjeshtra ta mashtrojnë popullin dhe ta pastrojnë emrin e tyre, e siç po përpjekën disa…, se do të vije një ditë që populli do të gjykoi drejtë, e që për mashtruesit do të jetë tepër vonë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …