Brickos

Mustafë Krasniqi: Takimi i delegacionit të LAPSH-it në Bavari me zyrtarët e MASHT-it

Mustafë Krasniqi: Takimi i delegacionit të LAPSH-it në Bavari me zyrtarët e MASHT-it

Më 05.08.2019 një delegacion i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSH-i), të përfaqësuar nga z. Mustafë Krasniqi-Koordinator dhe z, Selim Hoti- nënkryetar u taktuan me zyrtarët e lartë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (MASHT-i), zëvendës Ministrin  z. Heset Sahiti dhe me këshilltarin e lartë z. Fatmir Bytyqi, po ashtu takimi u zhvillua edhe me inspektoren e Inspektoratit të Arsimit znj. Shyhrete Reçica.

Gjatë këtij takimi delegacioni i LAPSH-it shpalosi objektivat e veta dhe i njoftoj për punën dhe sfidat e deritashme, si dhe për procesin e Kuvendit zgjedhor dhe, për vendimet e saj të mëtutjeshme, për përmbylljen e suksesshëm të vitit shkollor 2018/19 dhe shpërndarjen e certifikatave, për nxënësit të cilët e kanë ndjekur procesin mësimor, me Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe.

Takimi ishte në një frymë pune dhe shpresuese në të ardhmen, ngaqë në këtë drejtim është duke u punuar nga dy Ministrit e Arsimit të dy shteteve tona shqiptare, e Tiranës dhe e Prishtinës, thanë përfaqësuesit e lartë të MASHT-it të Republikës së Kosovës. Po ashtu u vlerësua lartë punën e LAPSH-it në Bavari dhe premtuan se nuk do të mungon angazhimi i tyre.

Delegacioni përpos diskutimeve dhe shqetësimin e shprehur për të ardhmen e mërgatës shqiptare, konkretisht për procesin mësimor në  Landin e Bavarisë, përfaqësuesve zyrtar ju ofruan këto projekte, që të kenë përkrahjen institucionale: Planin Orjentues, Plani global dhe mujor për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe dhe Ditari i Punës, në nivel të Bavarisë. Këto dy projektdokumente, që ju ofruan zyrtarëve përgjegjës të Ministrisë së Arsimit, përgjatë vitit shkollor 2018/19 ishin në diskutim me kryesinë e LAPSH-it dhe Këshillin e Arsimtarëve, ku dhe pati përkrahjen tyre dhe u kërkua që këto dy projekte të draftohen dhe të kenë përkrahjen institucionale.

Ndër të tjera Fatmir Bytyqi u zotua se organet gjegjëse të kësaj Ministrie do të jenë në shërbim të shkollës shqipe në mërgatë, ku në të ardhmen do të angazhohemi edhe më tepër që të jetë e pranishme institucionalisht. Bytyqi delegacionin e përgëzoj për vullnetin dhe punën që ka bërë LAPSH-ja për gjatë këtyre viteve, si dhe njoftoi delegacionin se për të gjitha shqetësimet dhe kërkesat e dërguar nga LAPSH-ja në adresën tonë janë përcjellë deri te Ministri Shyqeri Bytyqi. Po ashtu Bytyqi dha përkrahje morale për dy projektet e ofruara, si dhe përgëzoj për angazhim e madh dhe të vullnetshëm që bënë LAPSH-i në Bavari.

Takim zyrtar, delegacioni i LAPSH-it,  kishte edhe me Zëvendës Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (MASHT-i) z. Eset Sahit dhe me inspektoren e Inspektoriatit të Arsimit znj. Shyhrete Reçica, të cilin e njoftuan për procesin mësimor, shpërndarjen e dëftesave dhe rritjen e numrit të nxënësve, ku dhe njoftuan se me suksese është përmbyll viti shkollor 2018/19 në Landin e Bavarisë. Po ashtu u fokusuan edhe në fillimin e vitit shkollor 2019/20 dhe, për sfidat që do ta presin LAPSH-in në të ardhmet, si dhe për efikasitetin e mësimit plotësues në Landin e Bavarisë.

Delegacioni i LAPSH-it zyrtarisht i dërgoj znj. Shyhrete Reçica dy projekte: Planin Orjentues, global dhe mujor për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe dhe Ditarin e Punës, në nivel të Bavarisë. Znj. Reçica u zotua se do të angazhohet për formimin e një grupi punues i cili do merrej me këto dy projekte, ndërsa nga delegacioni i LAPSH-it u përcaktua të jetë Koordinatori Mustafë Krasniqi në kontakt me grupin punues, për realizimin e këtyre dy projekteve.

Përfund delegacioni LAPSH-it u deklarua se: LAPSH-i që nga themelimi i saj e tutje ka qenë të lidhur me institucionet e atdheut, ku deri më tani kemi dërguar mbi dhjetëra kërkesa, raporte, po ashtu dhe kemi njoftuar për të gjitha pengesat, shqetësimet dhe të arriturat e LAPSH-it, për gjatë dy viteve e më tepër, që nga themelimi i saj, prill 2017, e deri më sot. LAPSH-i gjithashtu ka pasur kontakte të përhershme me organet kompetente, që nga niveli i lartë e deri te ato pedagogjike të  Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (MASHT-i).

Takime dhe konsulta kemi pasur edhe me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, si dhe me dy Konsullatat tona shqiptare në  Mynih. Tashmë zyrtarisht kemi dhe deklaratën e përbashkët të LAPSH-it me dy Konsullatat tona të Përgjithshme në Mynih, të Republikës së Shqipërisë dhe atë të Republikës së Kosovës të nënshkruar nga z. Arten Hanku, Afrim Nura dhe Milazim Uka, tha Krasniqi(M.K).

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …