Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, gjatë korrikut ka shënuar një numër shumë të lartë vizitorësh

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, i cilësuar si një atraksionet kulturore dhe historike më të vizituara në kryeqytet gjatë korrikut ka shënuar një numër të lartë vizitorësh. Në muajin korrik muzeu u vizitua nga 13 mijë e 546 vizitorë në total, ose 141% më shumë vizitorë në total në krahasim me muajin korrik të vitit 2022 që kishte 5 mijë 614  vizitorë në total. Vizitorët vendas e të huaj interesohen për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, shpjeguar kjo nëpërmjet artefakteve dhe objekteve të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4750 objekte, të cilat i përkasin një periudhe të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Epokës së Re dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu ekspozon pasuritë e tij nëpërmjet tetë pavijoneve. Pavijoni i Lashtësisë është nga më të pasurit në Muzeun Historik Kombëtar, me afro 400 objekte të ndryshme. Në stendat e muzeut gjenden objekte që i përkasin epokës së Bronzit (2100-1200 para Epokës), si dhe objekte të epokës së Hekurit (1200-450 vjet para Epokës së Re), periudha këto që përvijojnë tiparet e ilirëve. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …