Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava bënë thirrje të mos migrohet por të punohet për ditë më të mira të atdheut tonë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava bënë thirrje të mos migrohet por të punohet për ditë më të mira të atdheut tonë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos braktisin Kosovën, të mos migrojnë, ndërkohë bënë thirrje për unitet, edhe politik, që të krijohen vende punë dhe siguri e mirëqenie për të gjithë. Në Hytben e Fitër – Bajramit, Tërnava ka thënë se të gjithë krenohen me vendin e tyre, se atdheu meriton sakrificën dhe se ai që i bënë keq vatanit nuk e di çka është vdekja. Sipas tij, gjendja e rëndë ekonomike duhet të luftohet dhe duhet që të gjithë të angazhohen për të mirën e vendit, që është edhe amaneti i atyre që janë dëshmorë. “Të mos e lëmë, të mos largohemi, të mos migrojmë, por të punojmë për ditë më të mira të atdheut tonë.  Fjalët e mia do të doja të dëgjohen si thirrje për të gjithë ne, për popull e Qeveri, të reflektojmë në të mirën dhe për të mirën e atdheut, tu krijohen mundësi të reja për punësim rinisë tonë, në mënyrë që ata të mos e marrin botën në sy, që tek ne të rinjtë tanë të mos fitohet përshtypja se ky vend është i pa perspektivë e fatin e tyre për jetë më të mirë të mendojnë se mund ta gjejnë vetëm duke u larguar nga Kosova por edhe trojet tona tjera shqiptare”, tha ai./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …