Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i ka dërguar telegram urimi Ipeshkvit Dodë Gjergji rastin e Festës së Pashkëve me ç’rast ka thënë se festat e tilla kanë bashkuar, forcuar e kalitur para sfidave e vështirësive popullin shqiptarë. “I nderuari Ipeshkëv, zotëri Dodë Gjergji, me rastin e festës së Pashkëve kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpunëtorëve të mi si dhe në emër të besimtarëve të besimit Islam t’u përcjell Juve personalisht, bashkëpunëtorëve tuaj si dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik urimet e mia më të sinqerta duke u dëshiruar gjithë të mirat e begatitë e Zotit. Uroj që mesazhet dhe porositë që dalin nga festa e pashkëve të jenën si gjithherë në funksion të fisnikërimit të popullit tonë dhe gjithë popujve në botë. I nderuari ipeshkv Gjergji! Festat tona gjithherë kanë qenë ngjarje që na kanë bashkuar, na kanë forcuar e kalitur para sfidave e vështirësive si dhe na kanë fisnikëruar e ndërgjegjësuar në kultivimin e mirëkuptimin, harmonisë e mirëbesimit reciprok. Duke ju përshëndetur vëllazërisht edhe njëherë ju uroj Juve i nderur Ipeshkv dhe gjithë besimtarët e krishterë me lutje për suksese, mbarësi, shëndet, fat e dashuri”, ka thuhet në telegramit e Myftiut Tërnava.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …