Myslimanët mbetur në Mianmar, ( Birmani) përballen me rrezik serioz të gjenocidit

Myslimanët e mbetur në Mianmar, ( Birmani) përballen me rrezik serioz të gjenocidit

Myslimanët mbetur në Mianmar, ( Birmani)  përballen me “rrezik serioz të gjenocidit”, thanë të hënën hetues të Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar se riatdhesimi i qindra-mijëra të dëbuarve tashmë nga ushtria, mbetet “i pamundur”. Misioni faktmbledhës në Mianmar, i ngritur nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, më herët i ka cilësuar operacionet e ushtrisë në këtë vend si “gjenocid” dhe ka bërë thirrje për përndjekjen e gjeneralëve kryesorë, përfshirë shefin e ushtrisë, Aung Hlaing. Më 2017, rreth 740,000 myslimanë, kanë ikur nga Mianmari drejt Bangladeshit, duke thënë se ushtria ua ka djegur fshatrat, i ka përdhunuar dhe i ka  torturuar. Në raportin e ri, ekipi i Kombeve të Bashkuara thotë se rreth 600,000 myslimanë  brenda rajonit Rakhine të Mianmarit mbeten në kushte “të mjerueshme”. Ata mbesin  në rrezik serioz të gjenocidit”, thanë hetuesit në raportin që do të prezantohet të martën në Gjenevë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …