Naser Shatri: shumë veteranë të vërtetë kanë mbetur jashtë listave, derisa të rrejshmit figurojnë të jetë veteranë

Naser Shatri: shumë veteranë të vërtetë kanë mbetur jashtë listave, derisa të rrejshmit figurojnë të jetë veteranë

Komandanti i Policisë Ushtarake, në kuadër të brigadës 133 ‘Adrian Krasniqi’, gjatë luftës, Naser Shatri,  thotë se kaherë ishte në dijeni  se listat e veteranëve ishin të fryra. Sipas tij, shumë veteran të vërtetë kanë mbetur jashtë listave, derisa ata fallso kanë figuruar brenda tyre. “Se listat e veteranëve janë të fryra e kam thanë qysh në fillim, ka pasur veteran që janë  jashtë listës, veteran të vërtetë, kurse veteranët fallso janë hy në lista në kohën kur PDK ishte kapur edhe shoqatat edhe faktikisht ka bërë çka ka desh vet. Çdo kush nga qytetarët e ka vërejtur se këto lista janë fyer, por edhe gjuha ndaj ish- prokurorit special të dorëhequr, Elez Blakaj nuk ishte aspak e mirë. “Unë mendojë se gjuha ndaj z.Blakaj duhet pas kujdes, unë nuk i dua prokurorët sepse  kam pas telashe me këta të UNMIK—ut sidomos para luftës edhe pak luftës pak. Megjithatë kryeministri Haradinaj tha se Blakaj e ka hapë zyrën e që mua nuk më pëlqen gjuha ndaj tij është për keqardhje,  keq pse duhet ta kërcënosh prokurorin në një shtet demokratik. Ky është turpi më i madh i Kosovës”, ka theksuar Naser Shatri.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …