Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj i përkujton prokurorit të Gjykatës Speciale, se është kompetencë e detyrë e Prokurorisë t’ i ruajë dokumentet e veta

Në seancën e sotme të Gjykatës Speciale, gjatë marrjes në pyetje,  Nasim Haradinaj ka thënë se në dokumentet që u kanë shkuar në zyre ka parë edhe aktgjykime nga gjykatat serbe të vitit 1981. Është thënë se gjykata po bëhet për hir se në Kosovë mund të ketë ndikim në dëshmitarë. Të gjitha ato u panë aty, emra dhe mbiemra. Kam parë aktgjykime që kanë qenë të viti 1981 të gjykatave serbe dhe kjo më shqetësoi mua. “Kush është ai që  i solli? Pse i  sjelli? Cili është ai? Komplet. Vetëm do ta përsërisë edhe njëherë se kot  po harxhoni fjalë duke thënë se ka dëshmitarë të mbrojtur, sepse që pesë vjet këta emra janë përsëritur dhe po përsëriten në Kosovë”, ka shtuar, Nasim Haradinaj. I pyetur nëse  i ka redaktuar emrat në dokumentet që i kanë pranuar në zyrat e OVL-UÇK-së, Haradinaj ka rokonfirmuar se  dokumentet  nuk janë tonat dhe dikush na i ka sjellë. Po më ngarkoni me kompetencat tuaja lidhur me redaktimet. Është kompetencë dhe detyra juaja t’ i ruani dokumentet.  Pas insistimit të prokurorit, Haradinaj tha: Zoti prokuror po më vjen keq që po më detyron të them  mos e luaj rolin e budallait, duke u bërë sikur s’po e di se çfarë thashë. Kërkoj të ndërrohen përkthyesit se nuk po më kuptoni se çfarë  po them”, ka saktësuar  Haradinaj, në paraqitjen e tij të sotme para trupit gjykues, në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …