Nasim Haradinaj kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë për ligjëratat nga Gjykata Speciale

Për ligjëratën e mbajtur me nxënësit e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ka reaguar ashpër nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili e ka cilësuar këtë aktivitet si të papranueshëm dhe ndërhyrje të rrezikshme në ambientet arsimore. Haradinaj ka kërkuar publikisht ndërhyrjen e Prokurorisë së Shtetit, si dhe mbylljen e organizatës që ka mbajtur ligjëratën në shkollë, duke theksuar se institucione të tilla nuk duhet të shndërrohen në platforma për promovimin e narrativave që, sipas tij, dëmtojnë luftën çlirimtare të UÇK-së dhe ndjeshmërinë kombëtare. Një ligjëratë e mbajtur me nxënësit e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ku është trajtuar edhe tema e Gjykatës Speciale, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe në radhët e përfaqësuesve të shoqërisë. Pas përfundimit të ligjëratës, nxënësit janë ftuar të plotësojnë formularë vlerësimi, ku janë pyetur për organizimin e aktivitetit, sasinë e informatave dhe qartësinë e prezantimit në lidhje me Gjykatën Speciale. Sipas burimeve nga aktiviteti, në disa komente është shprehur pakënaqësi për përgjigjet e marra, ndërsa në një prej tyre është shkruar edhe mesazhi simbolik “Free Hashim Thaçi”, që tashmë është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale.  “Kjo është një lojë e rrezikshme me ndërgjegjen e brezave të rinj. Shkollat nuk janë vend për eksperimente politike dhe ideologjike,” ka deklaruar Haradinaj, duke paralajmëruar se raste të tilla nuk duhet të përsëriten.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …