Nasim Haradinaj kritikon partitë politike për mungesë veprimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kritikuar ashpër partitë politike në Kosovë për mosangazhim konkret në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Haradinaj ka përmendur veçanërisht Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke u bërë thirrje që të marrin përgjegjësi dhe të veprojnë. “Mua më intereson çka bën konkretisht tash PDK. Çka bëjnë ata që thirren në emër të liderëve që kanë? E njëjta vlen edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, që thirren në emër të Rexhep Selimit dhe e kanë pikë referuese atë, por nuk bëjnë asgjë, as këta që janë në qeveri, as këta tjerët këtu”, deklaroi Haradinaj. Ai theksoi se mungesa e veprimeve konkrete është zhgënjyese për ish-luftëtarët dhe familjet e tyre, duke kërkuar unitet politik dhe institucional përballë sfidës në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …