Brickos

Nataliya Apostolova

Nataliya Apostolova: Nuk do të ketë mure, por vetëm struktura metalike për të penguar qasjen e automjeteve

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, ka përcjellë nga afër punimet e rrëzimit të murit-ndarës në Mitrovicë. Duke përgëzuar palët për përkushtimin e tyre në gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e këtij muri, Apostolova ka thënë se shpreson që “kjo do të çojë edhe në zgjidhje tjera”, ndërsa  bashkësia ndërkombëtare do të mbështes çdo iniciativë të këtillë. Ajo ka folur edhe për projektin që do të ndërtohet përtej urës së Ibrit, duke thënë se “do të jetë sheshi më i mirë në Kosovë”. Shefja e BE-së ka garantuar se nuk do të ketë më mure, ndërsa ka thënë se ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt. Nuk do të ketë mure, por vetëm struktura metalike për të penguar qasjen e automjeteve në të”, ka thënë Apostolova.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …