leoni

Skënder S. Kapiti

Skënder S. Kapiti: Disa pyetje për publikun

(Një  si hyrje për artikullin : Në Shqipëri dhe në Kosovë duhet shembulli i Lëvizjes si ajo e Presidentit amerikan DONALD TRUMP)

Kush janë autorët dhe shkaktarët, dhe kush, duhet të dalë para gjyqit publik elektoral dhe atij ndëshkimor, penal:

  1-Për reformat e dëmshme dhe  konfliktuale në dëm të shoqërisë, kombit dhe shtetit shqiptar në këto 25 vite.

2-Për instalimin dhe funksionimin e këtij sistemi politik kriminal dhe të sistemit gjyqësor politiko-korruptiv në Shqipëri, sisteme te   cilet kapen shtetin, shoqerine dhe drejtësinë.

3-Kush mban përgjegjësi për krizën e rëndë të depresionit të vitit 1997, të ndërtimit të firmave piramidale që e çuan Shqipërinë , shtetin shqiptar, në një rrënim total.

4-Kush mban përgjegjësi për tradhtinë kombëtare ndaj Kosovës me shkeljen e Embargos Ndërkombëtare kundër Ish-Jugosllavis; për Marëveshjen detare me Greqinë në dëm të Shtetit shqiptar të Shqipërisë etj.

5-Kush mban pergjegjesine për krimet politike, ekonomike, elektorale, morale, të stresit e depresionit, për  krizën demokratike dhe sidomos për krimet me pronat dhe me pasuritë e qytetarëve shqiptarë dhe të atyre publike, shtetërore dhe kombëtare.

6-  Kush mban përgjegjësi për kriminalizimin e politikës, drejtësisë dhe për pasojë edhe të shoqërisë dhe të shtetit.

7-  Kush mban përgjegjësi për kanabisizimin, për mbjelljen dhe kultivimin e drogës, përmasat e së cilës e kanë shndërruar Shqipërinë në një Republikë kanabisi.

8- Kush mban përgjegjësi për varfërinë,  për papunësinë dhe për korrupsioni të cilat e kanë renditur Shqipërinë në vëndin e parë në Europë.

9-  Kush mban përgjegjësi për pasojat e rënda të dhimbjeve e fatkeqësive si dhe të tragjedive dhe të humbjes së mijra e mijra jetëve njerëzore si pasojë e mosfunksionimit të ligjit dhe të shtetit ligjor.

10-Kush mban përgjegjësi për largimin nga Shqipëria të rreth 1.5 milion shqiptarëve; për dëshpërimin dhe humbjen e shpresës së rinisë shqiptare e cila renditet e para në botë që kërkon largimin nga Shqipëria pasi nuk ka dhe nuk gjen në Shqipëri asnjë lloj sigurie dhe as garanci ekonomike dhe punësimi.

11-Kush mban përgjegjësi për imazhin jo të mirë demokratiko-ligjor  të Shqipërisë në arenën e botes demokratike si dhe për mos integrimin e Shqipërisë për në BE që prej 25 vitesh; për mos stabilitetin politik dhe për kërcënimin e vazhdueshëm madje edhe të sovranitetit kombëtar nga krimi, padrejtësia, korrupsioni dhe droga.

12- Kush mban përgjegjësi për dështimin,  për moskonsolidimin e demokracisë dhe për prapambetjen në rrugën e zhvillimit dhe të progresit civil, juridik, demokratik, të mirëqënies dhe të progresit e integrimit  të Shqipërisë?

Ju drejtova për të pyetur se kush janë pra shkaktarët, pasi askush akoma nuk është ndëshkuar as me vote dhe as ligjërisht për autoresine e këtyre traumave e fatkeqësive kombëtare.

Nuk besoj se nuk  i dimë akoma shkaktarët , por edhe  nëse ta zëmë se nuk i “njohim”, atëhere ta vrasim dhe ta lodhim mëndjen dhe t’i gjejmë; por nëse i dimë dhe  i durojmë  dhe i mbajmë në drejtimin e shtetit dhe të shoqërisë si  dhe nuk reagojmë për t’i ndëshkuar dhe larguar ata nga institucionet e shtetit, nga pushteti dhe nga politika atëhere faji është i vetë popullit  që i mban,  i voton dhe i zgjedh ata; sepse duke vepruar kështu dhe mosvepruar ndryshe edhe vetë votuesi  i mbron ata, dhe autorët e shkaktarët mbesin anonim , apo edhe mund të thuhet se shkaktarët janë edhe indiferenca, konformizmi, tulatja, agonia  dhe papërgjegjshmëria kolektive.

Por  mendoj se opinioni ne pergjithesi për të gjitha këto akuzon klasën e papërgjegjshme politike, elitën e keqe politike apo atë sic quhet tani shpesh, establishmentin politik; dhe them se Shqipëria dhe Kosova kane nevojë SOT për një Lëvizje si ajo e Presidentit amerikan, e Z. DONALD TRUMP, per te cilen do te shkruaj  dhe do ta argumentoj  ne vijim…

Kontrolloni gjithashtu

Studimi i së ashtuquajturës ‘Akademi e Studimeve Shqiptare’ në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, masakron historinë e LANC-it

Historianë dhe studiues gjysmakë,  me prejardhje balliste e profashiste,  në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë …