Natasha Kandiq: Vuçiq duhet të kërkojë falje publikisht dhe t'u drejtohet familjarëve të viktimave

Natasha Kandiq kërkon gërmime të reja nëpër varrezat masive në shumë vende të Serbisë

Drejtoresha e  Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq, ka bërë thirrje për të kryer gërmime të reja në disa lokacione, kryesisht në Serbi, ku janë zbuluar varreza masive. Në Forumin e 16 mbi Drejtësinë Tranzicionale në Prishtinë, Kandiq theksoi se është koha për të bërë presion mbi qeveritë për zgjidhjen e fatit të të pagjeturve, duke përmendur lokacione si Batajnica, Peruqac, Petrovo Sello, dhe Budisavci. Kandiq theksoi me këtë rast se  Kosova dhe Serbia kanë dhënë zotime për bashkëpunim, por ato nuk janë zbatuar. Ajo kërkoi ndryshim të qasjes nga të dyja shtetet dhe nënvizoi rëndësinë e presionit publik dhe mediave për të siguruar informacion mbi varrezat masive.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …