Nathalie Loiseau: Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian është në terren në mbarë Kosovën

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau ka njoftuar se anëtar të këtij misioni janë në terren në mbarë Kosovën për ta vëzhguar nga afër procesin zgjedhor. Ajo kashtuar më tutje se Bashkimi Evropian është e përkushtuar ta monitorojë nga afër procesin zgjedhor. “Qëllimi ynë është të vlerësojmë nëse qendrat e votimit u hapën në kohë, nëse të gjitha materialet e nevojshme janë të pranishme dhe si po zhvillohet procesi zgjedhor. Në këtë fazë, është ende herët për të nxjerrë përfundime. Një vlerësim i plotë do të jepet në konferencën tonë për shtyp ditën e martë. Me 104 vëzhgues të BE-së në terren, ne jemi të përkushtuar të monitorojmë nga afër procesin zgjedhor. Bashkimi Evropian mbështet plotësisht demokracinë në Kosovë dhe dëshiron të sigurohet që të gjithë votuesit të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre” ka deklaruar shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau.

Kontrolloni gjithashtu

Revoltat qytetare të 17 e 18 marsit të vitit 2004 ishin pasojë e politikave të gabuara e të dështuara të kohës

21 vjet nga trazirat e marsit 2004 – Revolta kundër UNMIK-ut dhe pasojat e saj

Sot shënohet 21-vjetori i Trazirave të Marsit 2004, një nga ngjarjet më të përfolura dhe …