NATO e tregon fuqinë në Shqipëri me demonstrimin e aftësisë kolektive të aleatëve të saj

NATO e tregon fuqinë në Shqipëri me demonstrimin e aftësisë kolektive të aleatëve të saj

Komandanti i Komandës Evropiane të SHBA-së, Tod Walters, në nisje të stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO-s, ka theksuar se “Defender Europe 21”, ka 28 mijë trupa në marinë, nga 25 vende, dhe qëllimi është të demonstrimi i aftësitë kolektive të aleatëve të NATO-së dhe partnerëve të saj. Krahas Shqipërisë dhe 26 shteteve, në këtë operacion është angazhuar edhe FSK-ja, ndërkohë që Kosova do të jetë edhe në mesin e 16 vendeve pritëse Stërvitja “Defender Europe 21“, përfshin aktivitete në më shumë se 30 zona stërvitjeje, në 12 vende dhe 30 zona trajnimi që shtrihen që nga Baltiku në Afrikë dhe që nga Deti i Zi në rajonin e Ballkanit. Në ceremoninë e fillimit të stërvitjes kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, gjenerali amerikan dhe komandant i Komandës Evropiane të SHBA-së, Tod Walters si dhe ushtarakë të lartë të NATO-s dhe ushtrisë shqiptare e forcave të tjera aleate.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …