NATO është shprehur e zhgënjyer nga aksioni i autoritetet e Kosovës në veri, kundër strukturave paralele serbe

NATO është shprehur e zhgënjyer nga aksioni i së premtes nga autoritetet e Kosovës në veri, kundër strukturave paralele serbe. Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah, ka thënë se veprimet ishin të pakoordinuara. Jemi shumë të zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës që nuk ishin të koordinuara me KFOR-in pavarësisht zotimeve të përsëritura për ta bërë këtë”, ka shkruar, zyrtarja Farah Daklallah, e cila  ka sqaruar  se KFOR-i është i përgatitur për mandatin e dhënë nga Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Ajo ka bërë thirrje për shtendosje  dhe angazhim në dialogun e ndërmjetësuar  nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …