NATO ka bërë të ditur se grupi terrorist serb në krye me Milan Radojçiqin janë lejuar të ikin nga Kosova

NATO ka bërë të ditur se grupi terrorist serb në krye me Milan Radojçiqin janë lejuar të ikin nga Kosova pas sulmit me 24 shtator në Banjskë dhe reagimit profesional nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës  ndaj tyre. Në raportin e diskutuar të shtunën në Komisionin për Mbrojtje e Siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, është shkruar që misioni i KFOR-i u mor vesh me sulmuesit që të ikin nga kishin ardhur. “Zyrtarët e KFOR-it negociuan tërheqjen e pjesës tjetër të grupit në pyjet përreth, ku ata ishin zhdukur. (ICG, 2024). Autoritetet e Kosovës besojnë se potencialisht qindra sulmues të tjerë po fshiheshin në pyjet mes Banjskës dhe kufirit serb dhe ata zbuluan një arkivë të madhe armësh të gatshme për të shkaktuar dëme dhe viktima. Kjo përfshinte raketat anti-tank, granata hedhës, minat anti-tanke dhe 24 makinat (njëra e blinduar) (ICG, 2024)” shkruan në mes tjerash në këtë raport të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …