Natyra Kuçi

Natyra Kuçi: Nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit, vetëm për t’u bërë deputete

Natyra Kuçi, zëdhënëse e PSD-së, e cila i ka fituar votat për të qenë deputete në kuadër të koalicionit AAK-PSD, por që tash ulësja e saj rrezikohet me vendimin e PZAP-it me hyrjen e Nismës në Kuvend, ka thënë se nuk do t’i mbështetë votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete. Ajo  ka shkruar se: “Kjo na dallon nga Vetëvendosja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur”. “Nëse hyn Nisma në Kuvend, unë s’do të bëhem deputete. Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete. Ky është qëndrim parimor pavarësisht çmimeve partiake”, ka shkruar Natyra Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …