Brickos

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Me nderime u varros veterani i UÇK-së, Reshat Jashari

Ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare, veterani i UÇK-së, Reshat Jashari. Ai, gjatë luftës ka qenë  pjesëtar i Batalionit të Katërt “Rexhep Musa” të Brigadës 141 të UÇK-së të Zonës Operative të Shalës. Para se të inkuadrohej në UÇK-së, në fillim të vitit 1999, ku ka dhënë një kontribut të çmueshëm për çlirimin e vendit nga forcat ushtarako-policore e paramilitare serbe, Reshati ka qenë epror rezervë, ushtarak. Ai me vite të tëra ka punuar edhe si mësimdhënës, duke dhënë një kontribut të madh në avansimin e procesit edukativo-arsimor në Komunën e Vushtrrisë. Me rastin e vdekjes së veteranit të UÇK-së, Reshat Jashari, kryetari i Komunës, Bajram Mulaku, dhe Dibran Përçuku, nënkryetar, kanë ngushëlluar familjen Jashari dhe bashkëluftëtarët. Ceremonia e varrimit të veteranit të UÇK-së dhe veteranit të arsimit u bë  në varrezat e fshatit Begaj të Vushtrrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …