Ndërpriten gërmimet në Kizhevak për shkak të keqësimit të motit, punimet do të vazhdojnë në pranverë

Ndërpriten gërmimet në Kizhevak për shkak të keqësimit të motit, punimet do të vazhdojnë në pranverë

Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit ka mbajtur konferencë për media ku ka dhënë detaje lidhur me gërmimet në Kizhevak të Serbisë. Aty është thënë se që nga dje janë ndërprerë gërmimet për shkak të rrethanave të motit. “Në vazhdën e aktiviteteve brenda mandatit të Komisionit Qeveritar, njoftojmë se punimet gërmuese në Kizhevak që kanë filluar që nga 2015 që kanë rezultuar me gjetje, dje janë ndërprerë për shkak të motit”, tha përfaqësuesi i këtij komisioni, Ramë Manaj. Tutje ai tha se punimet do të vazhdojnë në pranverë posa të krijohen kushtet klimatike. “Lokacioni ku është gjetur varreza masive vazhdimisht kanë qenë të pranishëm mjekët tanë ligjorë”, deklaroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …