James O’Brien: Plani i Zgjerimit i Bashkimit Evropian është një plan që nuk është parë më herët

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, sot në Shkup ka folur shkurtimisht edhe për dialogun në mes të Kosovës e Serbisë

Ndihmës-sekretari amerikan i  Shtetit, James O’Brien, sot në Shkup ka folur shkurtimisht edhe për dialogun në mes të Kosovës e Serbisë. Ai ka thënë se Amerika e përkrah fuqishëm marrëveshjen e Ohrit që është arritur në mars të vitit të kaluar pikërisht në Maqedoni të Veriut dhe Kosova dhe Serbia duhet të veprojnë brenda dialogut për ta zbatuar plotësisht Marrëveshjen. Ne mbështesim fuqimisht udhërrëfyesin e Ohrit, që është miratuar në mars të vitit të kaluar dhe të dy shtetet duhet të veprojnë brenda dialogut për ta zbatuar plotësisht atë, ka thënë O’Brien.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …