Në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta sot përkujtohet luftëtari i lirisë, Enver Haradinaj

Në 15-vjetorin e ndarjes nga jeta sot përkujtohet luftëtari i lirisë, Enver Haradinaj

Në 15-vjetorin e vrasjes sot përkujtohet Enver Haradinaj, vëllai i ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe vëlla i dy heronjve të kombit Luan e Shkelzen Haradinaj. “Në luftë sfidove disa herë vdekjen në fushëbetejë, por ajo padrejtësisht të rrëmbeu në agun e lirisë. Ne ende vazhdojmë luftën për t’ia dhënë lirisë dimensionin e drejtësisë. Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla!”, ka shkruar ndër të tjerash në përkujtimin e tij Ramush Haradinaj. Vrasja e Enverit ka ndodhur në prill të vitit 2005, në afërsi të fshatit Raushiq, në magjistralen Pejë – Deçan. Kjo ishte vdekja e tretë në këtë familje.

 

Në 15-vjetorin e vrasjes përkujtohet Enver Haradinaj edhe nga Lahi Brahimaj. Ai shkruian: U bënë 15 vite prej kur na le dhimbje dhe kujtime Enver. Vdekja jote e hershme ishte dhimbje e madhe për ne, por krenaria për ty na mbajti dhe po vazhdon të na mbajë të fortë. Duket që i paske dashur shumë Luanin e Shkëlzenin që u bashkove aq shpejtë me ta, ju që vdekjen e sfiduat prej kur lindet për lirinë e vendit nuk vdesin kurrë. Ti je në çdo moment pranë nesh, në çdo frymëmarrje tonën jeton ti Enveri ynë, heroi dhe krenaria jonë. I paharruar kujtimi për ty, Lavdi! Lahi Brahimaj

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …