Në 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, FSK e Policia e Kosovës, kanë zhvilluar një parakalim ceremonial në sheshin kryesor të kryeqytetit

Në kuadër të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës, kanë zhvilluar një parakalim ceremonial në sheshin kryesor të kryeqytetit. Pavarësisht temperaturave të ulëta, qytetarë të shumtë kishin dalë për të përjetuar nga afër emocionet e këtij momenti të veçantë. Parakalimi, që simbolizoi forcën dhe gatishmërinë e FSK-së dhe Policisë për të mbrojtur dhe siguruar shtetin, ishte një moment krenarie për të gjithë. Përveç paradës ushtarake, një vëmendje të veçantë morën edhe shfaqja e pajisjeve dhe teknologjisë më të re që janë integruar në strukturat e FSK-së dhe Policisë, duke përfshirë mjete të sofistikuara të mbrojtjes.

 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …