Brickos

Në 20-vjetorin e Masakrës së Burimit, në përkujdesje të kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, mbahet tubim përkujtimor

Në 20-vjetorin e Masakrës së Burimit, në përkujdesje të kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, mbahet tubim përkujtimor

Me rastin e 20-vjetorit të Masakrës së Burimit, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, do të mbahet tubim përkujtimor. Tubimi mbahet të dielën  më 31.3.2019, duke filluar nga ora 11:00, në vendin e ngjarjes (Vrella e Mëhillit) në fshatin Burim.

Ndër aktivitetet që do të zhvillohen  me këtë rast janë:

Fjala e Kryetarit të Komunës, Ragip Begaj,

Fjala e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës.

Fjala e përfaqësuesit të familjeve të martirëve të Masakrës së Burimit

Vënia e gurëthemelit të Kompleksit Memorial në Burim.

Homazhe te varrezat e martirëve në Dragobil, në orën 12:00.

***

Më 31 mars të vitit 1999, pas vazhdimit të bombardimit të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe ekonomike të Serbisë, forcat barbare të këtij shteti kriminal vranë e masakruan mizorisht 42 banorë në fshatin  Burim, ish Joviq të Malishevës. Ishte kjo masakra më barbare e kryer mbi  shqiptarët në vendin e quajtur te “Vrella e Mëhillit”. Serbët atë ditë kishin grumbulluar në një vend 42 qytetarë të pafajshëm, kryesisht nga fshatrat Dragobil dhe Astrazup si dhe të tjerë të cilët kishin qenë të strehuar në këtë pjesë, gjatë luftës në Kosovë. Më pas kishin filluar pushkatimin masiv të tyre, si dhe dhunimin barbar të kufomave.  Në javën e fundit të marsit të vitit 1999, ushtarët dhe policët serbë kishin vrarë e pushkatuar më shumë se 1000 civilë shqiptarë, ndërkohë që kishin intensifikuar  edhe dëbimin e dhunshëm masiv të shqiptarëve nga Kosova në drejtim të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …