Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, uron Talat Xhaferin,  për rizgjedhje në postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë

Vjosa Osmani: Nëse BE-ja nuk liberalizon vizat do ta humbasë besueshmërinë në sytë e qytetarëve të Republikës së Kosovës

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka drejtuar kritika ndaj Bashkimit Evropian sa i përket vonesave në liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas saj BE-ja duhet ta mbajë fjalën, dhe se është e pakuptimtë që ata tashmë i kanë filluar negociatat për liberalizim të vizave me Kinën, ndërkohë vazhdojnë të mbajnë në ‘geto’ Kosovën. Osmani ka kujtuar faktin se Kosova tashmë ka përmbushur të gjithë 95 kriteret për liberalizimin e vizave. Ajo thotë se në rast se BE-ja nuk liberalizon vizat për kosovarët, atëherë do të humbasë besueshmërinë në sytë e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Sipas saj është e pakuptueshme se si BE-ja e ka lënë jashtë ombrellës së vetë, një vend të vogël prej 1.7 milionë banorësh, kur tashmë negocion për liberalizim vizash edhe me vende të mëdha si Kina. Deputetja e LDK-së, thotë se është e padrejtë që të ndërlidhet çështja e emigracionit me liberalizimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …