Në 20-vjetorin e rënies përkujtohet heroi, Qamil Ilazi, “Komandant Bardhi” dhe dëshmorët e martirët

Në 20-vjetorin e rënies përkujtohet heroi, Qamil Ilazi, “Komandant Bardhi” dhe dëshmorët e martirët

Me rastin e 20 vjetorit të rënies së komandantit të Brigadës 162 “Agim Bajrami” Qamil Ilazi – i njohur si komandant “Bardhi” dhe dëshmorëve: Selim Shehu, Rizvan Bela,  Xhezair Bela, Sakip Mulaku e Ejup Dushkaja, Burhan Zeneli e Hesat Axhami si dhe martirët: Hajdin Bela, Zejnete Avdiu, Selvete e Miradije Kuka dhe Osman Jezerci, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik dhe Këshillat Organizues të fshatrave Kaçanik i Vjetër, Gjurgjedell dhe Llanishtë, organizohet akademi përkujtimore me datën 14 maj 2019 në orën 14:30. Akademia mbahet në Shtëpinë e Kulturës “ Xheladin Kurtaj” Kaçanik. Aktivitete të tjera që do të zhvillohen gjatë ditës: në orën: 9:30 mbahet marshi i nxënësve të Shkollës Fillore “ Emin Duraku”. Orari i vizitave pranë pllakave përkujtimore: në orën 10:00 në Gjurgjedell, në orën 11:00 në Llanishtë, në orën 12:00, Të Vezt, në orën 13:30, homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, për të vazhduar më pas me homazhe në Kaçanik pranë busteve të komandantëve – heronjve, Agim Bajrami e Qamil Ilazi. Në orën 22:00 mbahet finalja në futboll e Turneut Memorial “ Bardhi 2019”.“

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani flet për përkrahjen e Albin Kurtit dhe rrëzimin e Taravarit në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë

Kandidati për kryetar në Maqedoninë e Veriut,  Bujar Osmani shpreh shqetësimin për ndërhyrjen e kryeministrit …